REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhNamazi

Një burrë hyn në xhami ditën e xhuma ndërsa po thirret ezani; a t’i përgjigjet ezanit apo të falë dy rekate? – Shejh el Albani

Pyetja: një burrë hyn në xhami ditën e xhuma ndërsa po thirret ezani që paraprinë hytben; a duhet që ky të qëndrojë dhe t’i përgjigjet ezanit, a duhet të ulet apo të falë dy rekate?

Përgjigjja: nëse hyn në xhami ndërsa muezini po thërret ezanin dhe ky personi dëshiron të falë tahijjetul mesxhid, atëherë fillon menjëherë dhe nuk pret që muezini të kryej; nuk e angazhon veten me përgjigje ndaj ezanit, sepse n.q.s. e bën këtë të dytën, do t’i ikë një pjesë e hytbes gjatë kohës që po falë tahijjetul mesxhid. Nëse fillon menjëherë namazin, këtij do t’i ikë përgjigjja ndaj ezanit, ndërsa dëgjimi i hytbes është më parësore (në obligueshmëri) se dëgjimi i ezanit. Kjo pra është përgjigjja.

 

Burimi:

Përktheu: Besmir Cacani