REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AgjërimiFikh

Çfarë është më e mirë për femrën; të falet në këto netë të Ramazanit në shtëpi apo në xhami? – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja: çfarë është më e mirë për femrën; të falet në këto netë të Ramazanit në shtëpi apo në xhami? Veçanërisht kur ka edhe ligjëratë e përkujtim, çfarë orientimi jepni për këto gra që falen në xhami?.

Përgjigjja: më mirë për të është që të falet në shtëpi, për fjalën e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ues-selem: “Qëndrimi në shtëpi është i më mirë për to”. Dalja e tyre jashtë, nuk shpëton nga rënia në fitne në të shumtat e rasteve, ndërsa qëndrimi në shtëpi është më i mirë sesa dalja për të shkuar në xhami. Kurse ligjëratat dhe mësimet arrihen nëpërmjet kasetave. Orientimi im për ato që dalin për të shkuar në xhami është që të dalin të pa parfumusora dhe të mbuluara sipas veshjes Islame.

 

Burimi: 60 sualen fi ahkamil hajdi uen-nifas fq 25.

Përktheu: Idris Manushi