Durimi është i ndarë në tre kategori:
1- Durimi në adhurimin ndaj Allahut
2- Durimi ndaj ndalesave që ka vendosur Allahu
3- Durimi në caktimet e mundimshme të Allahut
Këto tre lloje përfshihen në agjërim: në të gjindet durimi që duhet të bëjmë në adhurim, po ashtu durimi nga ato që ka ndaluar Allahu për agjëruesin, si epshet, e të duruarit që bën agjëruesi nga dhimbjet e urisë, etjes, vetvetes dhe trupit.
Njeriu do të shpërblehet për këto dhimbje që has në adhurime.
Burimi: Lataiful Mearif 1/150.
Përktheu: Idris Manushi