REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AgjërimiFikh

Agjërimi për ata që e kanë natën e shkurtër – Shejh Ahmed en-Nexhmi

Ky pyetës thotë: si agjëron personi të cilit i ndryshon dita dhe nata? Thotë se në disa vende nata është më e gjatë se dita dhe nganjëherë dita është më e gjatë se nata? Nata mbase është 2-3 orë, apo katër?

Përgjigjja: Allahu subhanehu ue teala na ka ngarkuar që të agjërojmë ditën, ndërsa iftarin ta bëjmë natën.

Allahu subhanehu ue teala ka thënë:

أُحِلَّ لَكُمْ لَيْلَةَ الصِّيَامِ الرَّفَثُ إِلَىٰ نِسَائِكُمْ ۚ هُنَّ لِبَاسٌ لَّكُمْ وَأَنتُمْ لِبَاسٌ لَّهُنَّ ۗ عَلِمَ اللَّهُ أَنَّكُمْ كُنتُمْ تَخْتَانُونَ أَنفُسَكُمْ فَتَابَ عَلَيْكُمْ وَعَفَا عَنكُمْ ۖ فَالْآنَ بَاشِرُوهُنَّ وَابْتَغُوا مَا كَتَبَ اللَّهُ لَكُمْ ۚ وَكُلُوا وَاشْرَبُوا حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الْأَبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الْأَسْوَدِ مِنَ الْفَجْرِ ۖ ثُمَّ أَتِمُّوا الصِّيَامَ إِلَى اللَّيْلِ ۚ

“Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato. Allahu e di mirë se ju e keni mashtruar veten (duke shkuar me gratë para se të zbriste lejimi), por Allahu e ka pranuar pendimin tuaj dhe jua ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja.” El Bekare: 187.

Ky është obligimi i agjërimit, pra agjërimi duhet bërë ditën, ndërsa iftari duhet bërë natën, edhe sikur të jetë i shkurtër. Edhe nëse nata është e gjatë dhe dita është e shkurtë, apo e anasjellta; nëse dita është e gjatë dhe nata është e shkurtë.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani