REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Besime të gabuaraFestat e shpikura

Kremtimi i “Festës së Nënës” – Komisioni i Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva

Pyetja: në cilën ditë saktësisht muslimanët e kremtojnë “Festën e Nënës”, dhe a është e vërtetë se në atë ditë i shtohet Fatimes bukuria?

Lavdia i takon Allahut të Vetëm, salavetet dhe selamet janë për Pejgamberin tonë, familjen dhe shokët e tij. Më pas:

Përgjigjja: nuk lejohet kremtimi i të ashtuquajturës “festa e nënës” dhe as festave të ngjashme të shpikura, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

من عمل عملا ليس عليه أمرنا فهو رد

“Kush shpikën në fenë tonë çfarë nuk është prej saj, ajo është e refuzuar.”

Kremtimi i “festës së nënës” nuk është prej veprave të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, as nuk është prej veprave të shokëve të tij radijAllahu anhum, as që është prej veprave të selefëve të umetit, mirëpo është bidat dhe përngjasim me mosbesimtarët.

Prej Allahut vjen suksesi, salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.

 

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva

Kryetar: AbdulAziz ibën Baz

Nënkryetar: AbdurRezak Afifi

Anëtar: Abdullah ibën Gudejan

Anëtar: Abdulla ibën Ku’ud

 

Burimi: Fetaua el-lexhneti ed-deimeh 3/58-59.

Përktheu: Besmir Cacani