Pyetja: kohëve të fundit është përhapur mes nxënëseve kremtimi i festës së dashurisë, e cila është festë e krishterë. (Në këtë ditë) veshja është komplet e kuqe; rrobat, këpucët dhe dhurohen lule të kuqe. Shpresojmë nga hirësia juaj të na sqaroni gjykimin e kremtimit të tillë feste dhe cili është orientimi juaj për muslimanët për tilla çështje, Allahu ju ruajtë dhe ju mbrojtë.
Përgjigjja: kremtimi i festës së dashurisë nuk lejohet për disa arsye:
E para: sepse është festë e shpikur që nuk ka bazë në Sheriat.
E dyta: sepse thërret për në dashuri.
E treta: thërret në angazhimin e zemrës me këto çështje të pavlera dhe kundërshtuese të udhëzimit të selefëve të devotshëm, Allahu qoftë i kënaqur me ta.
Andaj, nuk lejohet që në këtë ditë të praktikohen simbolet e kësaj feste, qoftë në ushqim, pije, veshje, dhurim etj.
Muslimani duhet të jetë krenar për fenë e tij, duhet mos të jetë i luhatur dhe mos të dëgjojë çdo kënd që flet.
Lus Allahun të mbrojë muslimanët nga çdo fitne, të qartë apo të fshehtë dhe të na marrë nën kujdesin dhe mbarësinë e Tij.
Shkroi: Muhamed ibën Salih el Uthejmin 5/11/1420 h
Burimi: Mexhmu’ fetaua ue rasail 16/199-200.
Përktheu: Besmir Cacani