REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Besime të gabuaraFestat e shpikura

Gjykimi i kremtimit të natës së mesme të muajit Shaban (nata Beraet) – Shejh AbdulAziz ibën Baz

Pyetja: a lejohet të kremtohet nata e mesme (nata Beraet me 15) të muajit Shaban dhe përkujtimi i kësaj nate?

Përgjigjja: nuk lejohet kremtimi i natës së mesme (nata Beraet) të muajit Shaban dhe nuk ka ndonjë bazë. Po ashtu nuk lejohet nata e 27 e muajit Rexheb të cilët e quajnë si nata e Israsë dhe Miraxhit; të gjitha janë bidate. As nuk kremton natën e mesme (natën Beraet) të muajit Shaban, as natën “nata e 27” e muajit Rexheb. Të gjitha këto janë bidate të shpikura nga njerëzit. Bidat është edhe kremtimi i mevludit të Pejgamberit. Nuk lejohet kremtimi i mevludit të Pejgamberit, as lejohet kremtimi i natës së mesme (nata Beraet) të muajit Shaban, as nuk lejohet nata e 27 e muajit Rexheb të cilët e quajnë nata e Israsë dhe Miraxhit; të gjitha këto janë bidate që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk i ka bërë, as nuk i kanë bërë Halifët e tij të drejtë, as nuk i kanë bërë shokët e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, as nuk i kanë bërë Selefët e devotshëm gjatë tre brezave të vlerësuar, mirëpo këto janë prej shpikjeve të njerëzve. Allahu na dhëntë mirëqenie.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani