Pyetja: nëse dijetari flet dhe paralajmëron nga një personi, a i lejohet nxënësit të dijes që ta përcjellë atë fjalë tek ai që ka nevojë për të?
Përgjigjja: nëse kritika është bërë nga një dijetar dhe dijetari është i besueshëm që posedon dituri të saktë, nuk ka ndonjë problem që t’ia përcjellësh këtë kritikë një personi tjetër, në mënyrë që të njihet me personin (e kritikuar), të sqarohet dhe mos të mashtrohet me personin që ka ato gabime. Kjo bën pjesë tek këshillimi dhe amaneti. Po!
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani