REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Tefsir

Komentim i ajetit: “Ditën kur t’i themi Xhehenemit: “A u mbushe?” Ndërsa ai të thotë: “A ka më?” – Shejh AbdurRahman es-Sa’dij

Allahu i Lartësuar thotë:

يَوْمَ نَقُولُ لِجَهَنَّمَ هَلِ امْتَلَأْتِ وَتَقُولُ هَلْ مِن مَّزِيدٍ

“Ditën kur t’i themi Xhehenemit: “A u mbushe?” Ndërsa ai të thotë: “A ka më?”[1]

Thotë i Lartësuari duke i frikësuar robërit e Tij: “Ditën kur t’i themi Xhehenemit: “A u mbushe?”, e kjo për shkak se është hedhur shumë në të.  “Ndërsa ai të thotë: “A ka më?” d.m.th. vazhdon të kërkojë shtesë prej kriminelëve dhe gjynahqarëve (të pabindur), si hidhërim për Zotin e tij, dhe hakmarrje mbi mosbesimtarët. Allahu ka premtuar mbushjen e tij, sikurse thotë i Lartësuari:

لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ الْجِنَّةِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ

“Me të vërtetë, do ta mbush Xhehenemin me xhind dhe njerëz bashkërisht!”,[2] derisa Allahu të vendosë Këmbën e Tij fisnike që është e pakrahasueshme (dhe e pashembullt), dhe Xhehenemi tkurret në vetevete e thotë: “Mjaft, mjaft! U mjaftova dhe u mbusha”.

 

Burimi: Tejsirul Kerimir-Rahman, i shejh AbdurRahman ibën Nasir esSi’dij

Përktheu: Besmir Cacani

_______________________

[1] Kaf: 30.

[2] Es-Sexhdeh: 13.