REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

KëshillaPendimi

Si e fshin e mira të keqen? – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja: si e fshin e mira të keqen; a ikën e keqja dhe mbetet e mira?

Përgjigjja: po, kështu ka thënë Allahu azze ue xhel-le. Allahu i Lartësuar ka thënë:

إن الحسنات يذهبن السيئات

“Vërtetë të mirat i largojnë (i fshijnë) të këqijat.” Hud: 114. Duke u bazuar mbi këtë, nëse njeriu bën një të mirë pas të keqes, atëherë ajo e largon dhe e fshin atë, sidomos nëse kjo e mirë është pendimi prej gjynahut, pasi pendimi fshin çfarë është bërë para tij. Allahu tebareke ue teale ka thënë:

قل يا عبادي الذين أسرفوا على أنفسهم لا تقنطوا من رحمة الله إن الله يغفر الذنوب جميعا إنه هو الغفور الرحيم

Thuaj: o robërit e Mi të cilët e keni tejngarkuar veten (me gjynahe), mos e humbisni shpresën për mëshirë nga Allahu, vërtetë Allahu i falë të gjitha gjynahet. Vërtetë Ai është Falësi dhe Mëshiruesi.” Ez-Zumer: 53. Po!

 

Burimi: Nurun ala ed-derb nr 321.

Përktheu: Besmir Cacani