REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Moral

Çfarë e shëron zilinë? – Shejh Salih el Feuzan

Gjithashtu, prej gjërave që e shërojnë zilinë, është bërja dua që (Allahu) ta begatojë vëllaun tënd. Në vend që të shpresosh që t’i ikë ajo mirësi, bëj dua për të, që t’i vazhdojë dhe ta begatojë Allahu. Kjo nuk të dëmton, përkundrazi të bën dobi tek Allahu. Andaj, shëroje zilinë me tilla gjëra.

Gjithashtu, prej gjërave që e shërojnë zilinë, është kërkimi i rriskut dhe bëjra e sebepeve, kurse të qëndrosh, të tregohesh i dobët, të përtosh dhe të kesh zili ata që fitojnë, të kesh zili ata që kërkojnë rriskun, t’i kesh zili për atë çfarë u ka dhënë Allahu; qortimi bie mbi ty, pasi ti ke neglizhuar, ti i ke lënë sebepet, ti ke përtuar. Andaj, qortoje veten në vend që të kesh zili njerëzit për mirësitë që u ka dhënë Allahu, pasi zilia o robër të Allahut të dërgon në kufër, sikurse e ka dërguar Iblisin, të dërgon në vrasje, sikurse e ka dërguar Kabilin në vrasjen e Habilit. Allahu na ka treguar këtë tregim që të marrim mësim dhe të ruhemi nga vrasja dhe zilia. Zilia të dërgon në kundërshtimin e asaj që ka caktuar Allahu subhanehu ue teala, dhe se Allahu nuk është i Urtë, i Gjithëditur, i Plotëditur, dhe i jep atyre që nuk meritojnë t’u jepet, apo ndëshkon ata që nuk mëritojnë ndëshkimin; ky është kufër, mosbesim në atë çfarë ka caktuar Allahu – ue la haula ue la kuwete il-la bil-lah.

Zilia është sëmundje shkatërruese, andaj kërkoni mbrojte tek Allahu nga zilia!

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani