REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Hadith

Hadithe të zgjedhura në nxitje për sinqeritet dhe paralajmërim nga gënjeshtra

Hadithe të zgjedhura në nxitje për sinqeritet dhe paralajmërim nga gënjeshtra[1]

 

  • Trasmetohet nga Ubadetu ibnus-Samit radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

اضمَنوا لي سِتًّا من أنفسِكم أضمنُ لكم الجنَّةَ : اصدُقوا إذا حدَّثتم ، وأوْفوا إذا وعدتم ، وأدُّوا إذا ائتُمِنتم ، واحفَظوا فروجَكم ، وغُضُّوا أبصارَكم ، وكُفُّوا أيديَكم

“Më garantoni gjashtë gjëra nga vetja juaj, iu garantoj Xhenetin: jini të sinqertë kur flisni, mbajeni premtimin kur ta jepni atë, përmbusheni amanetin nëse iu lihet një i tillë, ruajeni nderin tuaj, uleni shikimin tuaj, dhe duart tuaja.”[2]

  • Trasmetohet nga Ebu Umamete radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

أنا زعيمٌ ببيتٍ في وسطِ الجنَّةِ لمن ترك الكذبَ وإن كان مازحًا

“Unë jam garant për një shtëpi në mes të Xhenetit për atë që e le gënjeshtrën edhe nëse bën shaka.”[3]

  • Trasmetohet nga Abdullah ibën Umeri radijAllahu anhuma, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

أربعٌ إذا كنَّ فيك فلا عليك ما فاتك من الدُّنيا : حِفظُ أمانةٍ ، وصدقُ حديثٍ ، وحُسنُ خليقةٍ ، وعِفَّةٌ في طُعمةٍ

“Nëse i ke katër gjëra atëherë nuk të dëmton asgjë çfarë të ikë nga dynjaja: mbajtja e amanetit, sinqeriteti kur flet, sjellja e mirë dhe ndershmëria (hallalli) në ushqim.”[4]

  • Trasmetohet nga Hasen ibën Ali radijAllahu anhuma, se ka thënë: “Kam mësuar nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

دَعْ ما يَريبُكَ إلى ما لا يَريبُكَ ؛ فإنَّ الصِّدقَ طُمَأنينةٌ، والكَذِبَ رِيبةٌ

“Lëre atë që është e dyshimtë dhe vepro atë që nuk është e dyshimtë, sepse sinqeriteti është siguri, kurse gënjeshtra është pasiguri.”[5]

  • Trasmetohet nga Ibën Mes’udi radijAllahu anhu se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

علَيْكُم بالصِّدْقِ ، فإنَّ الصِّدْقَ يَهْدِي إلى البِرِّ ، وإنَّ البِرَّ يَهْدِي إلى الجَنَّةِ ، وما يَزالُ الرَّجُلُ يَصْدُقُ ويَتَحَرَّى الصِّدْقَ حتَّى يُكْتَبَ عِنْدَ اللهِ صِدِّيقًا ، وإيَّاكُمْ والْكَذِبَ ، فإنَّ الكَذِبَ يَهْدِي إلى الفُجُورِ ، وإنَّ الفُجُورَ يَهْدِي إلى النَّارِ ، وما يَزالُ الرَّجُلُ يَكْذِبُ ويَتَحَرَّى الكَذِبَ حتَّى يُكْتَبَ عِنْدَ اللهِ كَذّابًا

“Jini të sinqertë, sepse sinqeriteti të çon në mirësi dhe mirësia të çon për në Xhenet. Njeriu do të vazhdojë të jetë i sinqertë dhe të përpiqet të thotë të vërtetën, derisa të shkruhet tek Allahu i sinqertë. Ruhuni nga gënjeshtra, sepse ajo të çon në padrejtësi dhe padrejtësia të çon në Zjarr. Njeriu do të vazhdojë të gënjejë dhe të përpiqet të gënjejë, derisa të shkruhet tek Allahu gënjeshtarë.”[6]

  • Trasmetohet nga Ebi Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: ka thënë i Dërguari iAllahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

آيةُ المنافقِ ثلاثٌ إذا حدَّثَ كذبَ وإذا وعدَ أخلفَ وإذا اؤتمنَ خانَ

“Shenjat e munafikut janë tre: kur flet gënjen, kur premton e then premtimin dhe nëse i lihet amanet nuk e mban.”

وزاد في مسلم في رواية له : وإن صلَّى وصامَ وزعمَ أنَّهُ مسلمٌ

Dhe në një transmetim të Muslimit thuhet: “Edhe sikur të agjërojë, të falet dhe të pretendojë se është musliman.”[7]

  • Trasmetohet nga Abdullah ibën Amër ibnul Aasi radijAllahu anhuma, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

أَرْبَعٌ مَن كُنَّ فيه كانَ مُنَافِقًا خَالِصًا ، ومَن كَانَتْ فيه خَصْلَةٌ منهنَّ كَانَتْ فيه خَصْلَةٌ مِنَ النِّفَاقِ حتَّى يَدَعَهَا : إذَا اؤْتُمِنَ خَانَ ، وإذَا حَدَّثَ كَذَبَ ، وإذَا عَاهَدَ غَدَرَ ، وإذَا خَاصَمَ فَجَرَ

“Kush i ka katër cilësi është munafik i kulluar, e kush e ka njërën prej tyre, atëherë ai ka një cilësi prej cilësive të munafikut derisa ta lejë atë; kur i lihet amanet nuk e mban, kur flet gënjen, kur jep fjalën e thyen atë dhe kur ka konflikt bën padrejtësi.”[8]

  • Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

لا يُؤمِنُ عبدٌ الإيمانَ كلَّه حتَّى يترُكَ الكذِبَ في المُزاحةِ والمِراءِ وإنْ كان صادقًا

“Njeriu nuk beson me besim të plotë, derisa ta lërë gënjeshtrën me shaka, po ashtu ta lërë diskutimin me të kotë edhe pse është i sinqertë.”[9]

  • Trasmetohet nga Aishja radijAllahu anha se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

ما كان من خُلُقٍ أبغضُ إلى رسولِ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم من الكذبِ ما اطَّلع على أحدٍ من ذاك بشيءٍ ، فيخرجُ من قلبِه حتَّى يعلمَ أنَّه قد أحدث توبةً

“Nuk kishte moral më të urryer tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem sesa gënjeshtra. Sa herë që e dallonte gënjeshtrën tek një njeri, e largonte nga zemra, derisa të dëgjonte se ai ishte penduar.”[10]

  • Trasmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se ka thënë:

مَنْ قال لِصَبِيٍّ : تَعالَ هاكَ ، ثُمَّ لمْ يُعْطِهِ ، فهيَ كَذْبَةٌ

“Kur dikush i thotë fëmijë: “Hajde merre këtë” dhe nuk ka çfarë i jep, ajo konsiderohet gënjeshtër.”[11]

  • Trasmetohet nga Behz ibën Hakim, nga babai i tij, nga gjyshi i tij se ka thënë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë:

ويلٌ لِلَّذِي يُحَدِّثُ بالحدِيثِ لِيُضْحِكَ بِهِ القوْمَ فيَكَذِبُ ويلٌ لَهُ ويلٌ لَهُ

“Mjerë për atë që i flet njerëzve me diçka për t’i bërë për të qeshur, mirëpo duke gënjyer, mjerë për atë, mjerë për atë.”[12]

  • Trasmetohet nga Ebi Hurejra radijAllahu anhu, të thotë: se ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

ثلاثةٌ لا يُكلِّمُهمُ اللهُ يومَ القيامةِ ولا يُزكِّيهِمْ ولا يَنظرُ إليهِمْ ولهمْ عذابٌ أليمٌ : شيخٌ زانٍ ، وملِكٌ كذّابٌ ، وعائِلٌ مُستكبِرٌ

“Tre vetave nuk ka për t’i folur Allahu në Ditën e Gjykimit, as nuk ka për t’i pastruar (nga gjynahet), as ka për t’i parë dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm: plaku zinaqar, mbreti (prijës) gënjeshtar dhe fukarai mendjemadh.”[13]

 

Përktheu: Idris Manushi

____________________

[1] Hadithet janë përzgjedhur nga libri “Sahihu et-tergib” i shejh Albanit, Allahu e mëshiroftë. (shp)

[2] Sahihu et-tergib 2925, vlerësuar nga shejh Albani si hadith sahih ligajrihi.

[3] Sahihu et-tergib 2927, vlerësuar nga shejh Albani si hadith hasen ligajrihi.

[4] Sahihu et-tergib 2929, vlerësuar nga shejh Albani si hadith sahih ligajrihi.

[5] Sahihu et-tergib 2930, vlerësuar nga shejh Albani si hadith sahih.

[6] Sahihu et-tergib 2932, vlerësuar nga shejh Albani si hadith sahih.

[7] Sahihu et-tergib 2936, vlerësuar nga shejh Albani si hadith sahih.

[8] Sahihu et-tergib 2937, vlerësuar nga shejh Albani si hadith sahih.

[9] Sahihu et-tergib 2939, vlerësuar nga shejh Albani si hadith sahih ligajrihi.

[10] Sahihu et-tergib 2941, vlerësuar nga shejh Albani si hadith sahih ligajrihi.

[11] Sahihu et-tergib 2942, vlerësuar nga shejh Albani si hadith hasen ligajrihi.

[12] Sahihu et-tergib 2944, vlerësuar nga shejh Albani si hadith hasen.

[13] Sahihu et-tergib 2945, vlerësuar nga shejh Albani si hadith sahih.