REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Fikh • Hallalli dhe harami

Dhënia ryshfet për të hyrë në punë – Shejh Salih el Feuzan

Pyetja: thotë se i ka paguar 5000 rijalë (rreth 1200 euro) një personi që ta fusë në punë, sepse ka vetëm dëftesë të 9-vjeçares. A është kjo gjë e saktë?

Përgjigjja: kjo gjë është haram dhe nuk lejohet! Ky është ryshfet. Nëse i ke dhënë njeriut përgjegjës një shumë lekësh në mënyrë që të fusë në punë, apo që të emërojë në punë, atëherë ky është ryshfet. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka mallkur atë që jep ryshfet dhe atë që e merr.

Si shtesë asaj që the, se të ka futur në një punë mbi nivelin dhe diplomën tënde – përveç gjynahut të dhënies së ryshfetit – ky është edhe falsifikim dhe nuk lejohet.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani