REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Të ndryshme

Allahu kurrë nuk do ta humbë këtë fe! – Shejh Rabi’ el Medkhali

Pyetja: ka ndërruar jetë shejh Albani, Ibën Bazi dhe Uthejmini. Kush ka ngelur nga dijetarët?

Përgjigjja: ata që kanë ngelur janë shumë, lavdi Allahut. Ka ndërruar jetë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe pas tij ngelën sahabët. Ka ndërruar jetë Ibën Tejmije dhe pas tij ngelën shokët e tij. Ka ndërruar jetë Muhamed ibën AbdulUehhabi dhe pas tij ngelën shokët e tij. Kanë ndërruar jetë këta [që i përmende në pyetje] dhe inshaAllah kanë ngelur nxënësit dhe vëllezërit e tyre. E vërteta nuk humb.

Kur e qëlluan me thikë Umerin, i thanë të caktonte një zëvëndësues pas tij. Ai tha: “Vërtet Allahu nuk do ta humbë fenë e Tij!”

Allahu kurrë nuk do ta humbë këtë fe. Ju duhet t’i përvishni mëngët e të ngrini lart flamurin e të vërtetës.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Një grup nga umeti im do të vazhdojë të jetë qartazi më të vërtetën; nuk ka për t’i bërë dëm kush i zhgënjen, as kush i kundërshton, e kjo derisa të vijë premtimi i Allahut.”

Pasha Allahun! Dituria nuk ka vdekur, as dijetarët nuk kanë vdekur, lavdi Allahut. Tek Komiteti i Dijetarëve të Mëdhenj – lavdi Allahut – ka mirësi dhe begati, po ashtu ka edhe tek vëllezërit tanë selefi kudo në botë. Bota është e mbushur me nxënës të dijes të mëdhenj, të cilët e plotësojnë këtë boshllëk, lavdi Allahut. Andaj, njerëzit e të kotës mos të lumturohen as mos të gëzohen.

Burimi: edh-Dheriah 1/207-208.
Përktheu Besmir Cacani