Thotë: jam një djalë i ri beqar, falem dhe agjëroj, urrej dhe armiqësoj ata që sulmojnë Islamin, po ashtu përpiqem të jem thirrës në Islam, mirëpo bëj diçka që është gjynah i madh dhe më ka bërë ta urrej veten. Nganjëherë mendoj ta lë namazin ngase nuk jam në gjendje ta lë këtë gjynah. Jam në gjendje të keqe dhe gjynahu që bëj është masturbimi. A më lejohet ta lë namazin ngaqë nuk mund ta lë këtë gjynah? Çfarë të bëj?
Përgjigjja: lënia e namazit është kufër që të nxjerr nga feja dhe, bën që njeriu t’i bashkangjitet mosbesimtarëve. Sa i përket masturbimit, ai është gjynah prej gjynaheve. Shejtani e mashtron njeriun dhe e frymëzon duke i thënë: përderisa nuk mund ta lësh këtë gjynah, atëherë lëre të gjithë Islamin.
SubhanAllah! A ka njeri të mençur që të kënaqet me këtë gjë?!!!
Detyra yte është që të përpiqesh dhe të veprosh çfarë ke mundësi. Nëse je burrë me personalitet, atëherë je në gjendje ta mposhtësh epshin tënd të mjerë dhe prirjen anormale që ke.
Si nuk qënke në gjendje të lësh masturbimin?! Mirëpo, duke supozuar se nuk mund ta lësh këtë gjynah, ty nuk të lejohet të gabosh dhe të lësh Islamin!
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani