REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Besime të gabuaraFestat e shpikura

Gjykimi i të ushqyerit me ushqimet e festave të krishterëve, çifutëve dhe idhujtarëve – Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva

Pyetja: a lejohet që muslimani të ushqehet prej ushqimeve të përgatitura nga të krishterët, çifutët apo idhujtarët me rastin e festave të tyre? A lejohet që të pranojë prej tyre dhurata me rastin e këtyre festave?

Përgjigjja: muslimanit nuk i lejohet të ushqehet prej ushqimeve që të krishterët, çifutët apo idhujtarët kanë përgatitur me rastin e festave të tyre. Gjithashtu, muslimanit nuk i lejohet të pranojë dhuratë prej tyre me rastin e këtyre festave, për shkak se kjo gjë përmban nderim për ta, bashkëpunim me ta në shfaqjen e simboleve të tyre, përmban reklamim të bidateve të tyre dhe përmban pjesëmarrje në gëzimin e festave të tyre. Kjo mund të dërgojë deri në marrjen e festave të tyre si festa për ne, apo në shkëmbimin e ftesave për sofra, apo të dhuratave në festat tona apo festat e tyre mësë paku. Kjo gjë bën pjesë tek fitnet dhe bidatet në fè. Është vërtetuar se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد

“Kush shpikën diçka në fenë tonë që nuk është pjesë e saj, atëherë ajo është e refuzuar.” Transmeton Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, Ibën Maxheh dhe Ahmedi.

Po ashtu nuk lejohet t’u bësh dhuratë atyre me rastin e festave të tyre.

Prej Allahut vjen suksesi, salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.

 

Kryetar: Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz

Nënkryetar: Abdurrezak Afifi

Anëtar: Abdullah ibën Ku’ud

 

Burimi: Fetaua el-lexhneti ed-deimeh 22/398-399.

Përktheu: Besmir Cacani