REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Aktuale

Këshillë lidhur me tërmetet – Shejh AbdulAziz ibën Baz

Ajo që është për obligim në kohë tërmetesh, për në raste të tjera të argumenteve [të Allahut], për eklipse, për ciklone ere dhe për përmbytje është që të shpejtohet për t’u penduar tek Allahu i Lartësuar, t’i përulemi Atij, të kërkojmë nga Ai mirëqenien, të shtojmë dhikrin e Allahut dhe kërkimin e faljes (istigfarin). Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë për rastin e eklipsit: “Nëse e shikoni eklipsin, atëherë shpejtoni të përkujtoni Allahun, ta lutni Atë dhe t’i kërkoni falje.” [Transmeton Buhariu 999 dhe Muslimi 1518].

Po ashtu pëlqehet që mëshirohen fukarenjtë dhe të varfrit duke i dhënë lëmoshë, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mëshironi që të mëshiroheni.” [Transmeton Ahmedi 6255]. “Të mëshirëshmit i mëshiron i Gjithëmëshirshmi (er-Rahmani); mëshironi ata që janë në tokë dhe do t’ju mëshirojë Ai që është në Qiell.” [Transmeton Tirmidhiu 1847]. Po ashtu Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ai që nuk mëshiron nuk mëshirohet.” [Transmeton Buhariu 5538 dhe Tirmidhiu 1834].

Është transmetuar se Umer ibën AbdulAzizi, Allahu e mëshiroftë, i dërgonte shkresa valive të tij që të jepnin lëmoshë kur të kishte tërmete.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani