Pyetësi thotë: shejhu ynë! A mjafton gusli i xhumasë për abdes? Dhe a është namazi i saktë me atë gusël nëse nuk ka marrë abdes?
Përgjigjja: gusli është dy llojësh:
Gusël i plotë, i cili është kur muslimani pasi që është pastruar [nga nevojat] dhe i lan duart sikurse i lan për namaz, më pas e kalon ujin në trupin e tij; duke filluar me kokën, pastaj duke e kaluar ujin nëpër flokë, pastaj e lanë pjesën e djathtë të trupit, pastaj pjesën e majtë dhe më pas pjesën e mbetur të trupit. Ky është gusël i plotë.
I dyti: gusël i mjaftueshëm, që është larja e gjithë gjymtyrëve duke përfshirë edhe gjymtyrët e abdesit, pa renditje. Secili prej këtyre dy [gusleve] – inshaAllah – është i mjaftueshëm për mos të marrë abdes, përveç në rastin kur e prish abdesin gjatë guslit; d.m.th. nëse prej tij del ndonjë pikë urine apo dalin gazra, në këtë rast e përsërit abdesin dhe jo guslin.
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani