REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AkideImani dhe Teuhidi

Si ta realizojmë besimin tek Allahu dhe cilat janë rrugët që na largojnë nga shirku? – Shejh Ubejd el Xhabiri

Pyetësi thotë: Allahu ju dhëntë mirësi! Si ta realizojmë besimin tek Allahu dhe cilat janë rrugët që na largojnë nga shirku?

Përgjigjja:

Së pari: realizimi i besimit dhe shtyllat e tij janë që të besosh Allahun, melaiket e Tij, Librat e Tij, pejgamberët e Tij, Ditën e Gjykimit dhe në caktimin e mirë qoftë apo i keq. Po ashtu [prej realizimit] janë që zemra yte, gjuha dhe gjymtyrët tuaja të përputhen me çdo fjalë, vepër dhe besim të saktë për të cilin ka treguar Kurani dhe Suneti. Besimi shtohet me adhurim, kështu që kryeji [adhurimet] e obliguara dhe shtoji ato vullnetare.

E dyta: shtoji [prezantimet] në tubimet e diturisë që gjenden të qytetin tënd apo të tjera. Le të jetë mësimi yt tek persona të dëshmuar për devotshmëri, mirësi dhe Sunet në paraqitje.

Cila është çështja e dytë? Realizimi i besimit të Allahut dhe rrugët që të largojnë nga shirku?

Nëse e realizon besimin tek Allahu dhe beson me besnikëri se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, atëherë do të jesh larg shirkut me këtë besim. Të ka mbetur edhe një çështje, që të distancohesh (dhe heqësh dorë) nga shirku dhe pjesëtarët e tij; këto dy çështje janë të domosdoshme.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani