REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

KëshillaPendimi

Një çështje që rrallë i shkon ndër mend atij që pendohet – Imam Ibën Kajim el Xheuzijeh

Drejtimi për t’u penduar nga gjynahu është farz (obligim) i menjëhershëm dhe nuk lejohet vonimi i tij. Në kohën kur (njeriu) e vonon pendimin, bën gjynah me atë vonesë. E nëse pendohet nga ai gjynah, atëherë i mbetet të bëjë një pendesë tjetër që është pendimi për vonesën e pendimit; e kjo rrallë që i shkon ndër mend atij që pendohet, madje sipas tij, nëse pendohet nga gjynahu (mendon) se nuk i ka ngelur tjetër gjë, ndërkohë që i ka mbetur për t’u penduar nga vonimi i pendesës. Nga kjo gjë mund të shpëtojë vetëm se një pendim të përgjithshëm për ato gjynahe që i di dhe ato që nuk i di, sepse me të vërtetë gjynahet që njeriu nuk i di janë më shumë sesa ato që i di.

 

Burimi: Medarixhus-Salikin vll.1 fq.283.

Përktheu: Besmir Cacani