REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhZekatiZekati i Fitrit

Gjykimi i shtesës mbi sa’in në Zekatin e Fitrit – Shejh Muhamed el Uthejmin

Sa i takon shtesës mbi një sa’a, nëse njeriu e shton si adhurim ndaj Allahut dhe duke e shikuar si të mangët sa’in, atëherë kjo është bidat.

Nëse njeriu e shton si sadaka – dhe jo si zekat fitrit – atëherë kjo është e lejuar, nuk ka gjë dhe nuk ka problem. Mirëpo, unë mendoj se të mjaftuarit me atë që ka përcaktuar Sheriati, është më e mirë, e nëse dëshiron të japë sadaka, atëherë le të bëhet në formë të ndarë dhe të pavarur.

E rëndësishme është se shtesa mbi sa’in nuk ka gjë, nëse ka për qëllim që mos të jetë zekat por sadaka, e megjithëkëtë, të mjaftuarit me sa’in është më mirë.

Mirëpo, shumë prej njerëzve thonë se e kanë të vështirë të bëjnë peshimin, sepse nuk kanë masë për të peshuar, andaj a lejohet të blej diçka që jam i bindur se e kryen obligimin dhe më shumë, duke u siguruar për këtë gjë? Përgjigja është se kjo lejohet dhe s’ka gjë.

 

Burimi: Mexhmu’ fetaua ue rasail vll. 18 faq. 270.

Përktheu: Besmir Cacani