REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

MenhexhSelefitë

Rruga e Selefëve të devotshëm dhe nevoja e umetit për të – Shejh Salih el Feuzan

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

Lavditë janë për Zotin e Botërave, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe gjithë shokët e tij.

Më pas:

Përsa i përket temës, tema është shumë e rëndësishme dhe sikurse e dëgjuat dhe është e lajmëruar, ajo titullohet “Rruga e Selefëve të devotshëm dhe nevoja e umetit për të”.

Qëllimi me fjalën “es-Selefu es-Salih” është: brezi i parë i këtij umeti. Ata janë shokët e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, prej muhaxhirëve dhe ensarëve. Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنْ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُمْ بِإِحْسَانٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي تَحْتَهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَداً ذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ

“Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu ka përgatitur për ata kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!”[1]

Dhe ka thënë:

لِلْفُقَرَاءِ الْمُهَاجِرِينَ الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِنْ دِيارِهِمْ وَأَمْوَالِهِمْ يَبْتَغُونَ فَضْلاً مِنْ اللَّهِ وَرِضْوَاناً وَيَنْصُرُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ أُوْلَئِكَ هُمْ الصَّادِقُونَ

“Një pjesë e plaçkës i takon edhe mërgimtarëve të varfër[2], të cilët u përzunë nga vendlindja dhe pasuritë e tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut dhe duke ndihmuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pikërisht ata janë besimtarët e sinqertë.”[3]

Këto ajete ishin për muhaxhirët. Allahu ka thënë në Kuran për ensarët:

وَالَّذِينَ تَبَوَّءُوا الدَّارَ وَالإِيمَانَ مِنْ قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلا يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمْ حَاجَةً مِمَّا أُوتُوا وَيُؤْثِرُونَ عَلَى أَنْفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌ وَمَنْ يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُوْلَئِكَ هُمْ الْمُفْلِحُونَ

“Ndërsa ata që banojnë në Medine dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë (para mbërritjes së mërgimtarëve, muhaxhirëve në Medine), i duan mërgimtarët që vijnë në Medine dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë (plaçkën e luftës që iu nda mërgimtarëve të varfër), që u është dhënë atyre, por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues.”[4]

Pastaj, Allahu ka thënë për ata të cilët erdhën pas tyre:

وَالَّذِينَ جَاءُوا مِنْ بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالإِيمَانِ وَلا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلاًّ لِلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ

“Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!”[5]

Pastaj, këtu hyjnë ata të cilët mësuan prej tyre, si tabi’inët dhe pasuesit e tabi’inëve, po ashtu ata të cilët i ndoqën më pas dhe që bëjnë pjesë tek brezat e lëvduar, për të cilët Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Brezi më i mirë është brezi im, pastaj ai që vjen pas tyre, pastaj ai që vjen pas tyre.”[6] Transmetuesi thotë: “Nuk e mbaj mend sa përmendi mbas brezit të tij, dy apo tre.”

Periudha e tyre dallohet dhe quhet “periudha e brezave të lëvduar”. Këta janë Selefët e këtij umeti, të cilët i lëvdoi Pejgamberi i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem me thënien e tij: “Brezi më i mirë është brezi im, pastaj ai që vjen pas tyre, pastaj ai që vjen pas tyre.”

Ata janë shembulli për këtë umet, menhexhi[7] i tyre është rruga në të cilën ecin në Akide, në marrëdhënie, në moral dhe në të gjitha çështjet. Menhexhi i tyre është i bazuar në Kuran dhe Sunet, sepse kanë qenë afër me të Dërguarin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, afër me kohën e zbritjes së Kuranit dhe me marrjen [e Fèsë] nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Për këtë, ata janë brezi më i mirë dhe menhexhi i tyre është më i miri. Për këtë gjë, muslimanët duhet të përpiqen që ta njohin këtë menhexh, në mënyrë që të marrin prej tij, sepse vetëm duke e njohur, mësuar dhe punuar me këtë menhexh, mund të ecësh sipas tij. Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنْ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُمْ بِإِحْسَانٍ

“Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim.”[8]

Kjo arrihet vetëm duke mësuar rrugën e tyre dhe menhexhin në të cilin ecën ata, kurse thjeshtë të pretendosh se ecën në rrugën e Selefëve dhe nuk e njeh rrugën Selefije dhe nuk di asgjë, ky njeri dëmton. Patjetër duhet ta njohësh menhexhin e Selefëve të devotshëm.

Për këtë, ky umet e ka studiuar menhexhin e Selefëve të devotshëm dhe e kanë përcjellë atë brez pas brezi; e kanë mësuar nëpër xhamia, shkolla, institute, fakultete dhe universitete. Ky është menhexhi i Selefëve të devotshëm dhe kjo është rruga për t’i njohur ata; duke e mësuar menhexhin e Selefëve të devotshëm, të kulluar, i cili është i bazuar në librin e Allahut dhe në Sunetin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu  alejhi ue sel-lem, ka lajmëruar se do të shtohen kontradiktat në këtë umet, e kjo gjendet në fjalën e tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Çifutët u përçanë në shtatëdhjetë e një grupe, të krishterët u përçanë në shtatëdhjetë e dy grupe dhe do të përçahet ky umet në shtatëdhjetë e tre grupe; të gjitha do të jenë në Zjarr, përveç njërit.” Thanë: “E cili është ai grup o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Janë ata të cilët ecin pas rrugës time dhe rrugës së shokëve të mi.”[9] Ky është menhexhi i Selefëve të devotshëm, të cilët ecën në atë rrugë që eci i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe ecën shokët e tij. [Për këtë dëshmon fjala e Allahut:]

وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُمْ بِإِحْسَانٍ

“Me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim.”[10]

Nevoja për të njohur menhexhin Selefi dhe të kapurit për të është e madhe, sepse ajo është rruga e shpëtimit. Të gjithë të tjerët janë në Zjarr, përveç njërit; ai është grupi i shpëtuar, Ehlu Suneh uel Xhema’ah. Përveç njërit dhe ai grup është që kur njerëzit të përçahen, të shtohen ideologjitë, ndasitë, grupacionet dhe hizbijatet (partitë), ai është grupi që vazhdon në rrugën e Selefëve të devotshëm, që është i kapur për rrugën e tyre dhe që duron në të derisa ta takojë Zotin e tij subhanehu ue teala.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i këshilloi sahabët e tij nga fundi i jetës me një këshillë prekëse, ku sytë lotuan prej saj, andaj thanë: “O i Dërguari i Allahut! Kjo sikur është këshillë lamtumire, prandaj na këshillo!” Ai tha: “Ju këshilloj për devotshmëri ndaj Allahut, për dëgjueshmëri dhe bindje”, dëgjueshmëri dhe bindje për kë? Për prijësit e muslimanëve, “edhe sikur t’iu prijë një rob, se me të vertetë kush do të jetojë prej jush, ka për të parë përçarje të shumta, prandaj kapuni me Sunetin tim dhe për Sunetin e halifëve të drejtë dhe të udhëzuar pas meje! Kapuni për to me dhëmballë dhe kujdes nga shpikja e gjërave, sepse çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje dhe çdo humbje të çon në Zjarr!”[11]

Kjo është porosia e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu  alejhi ue sel-lem për umetin e tij, që të ecin në rrugën e Selefëve të devotshëm, sepse ajo është rruga e shpëtimit dhe kjo siç na lajmeron fjala e Allahut azze ue xhel-le:

وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيماً فَاتَّبِعُوهُ وَلا تَتَّبِعُوا السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَنْ سَبِيلِهِ ذَلِكُمْ وَصَّاكُمْ بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

“Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’iu shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.”[12]

Ruheni prej zjarrit dhe prej humbjes, i kundërshtoni grupet e devijuara, ecni në menhexhin e saktë që të bashkoheni me Pejgamberin tuaj sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, me shokët dhe me ndjekësit e tij. Kush kapet pas këtyre, veçanërisht në kohën e fundit, ka për të hasur vështirësi prej njerëzve dhe prej kundërshtarëve. Ka për të hasur kërcënime dhe presione, prandaj ka nevojë për durim. Ai do të hasë mashtrime për ta lenë këtë rrugë, po ashtu kërcënime, nxitje dhe frikësim prej grupeve të humbura dhe të devijuara, andaj ka nevojë për durim. Për këtë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Islami ka filluar si i huaj dhe do të kthehet i huaj ashtu sikurse ka filluar, andaj përgezoji të huajt (gurabatë)!”[13] Thanë: “E kush janë ata o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Janë ata të cilët përmirsojnë atë që e prishin njerëzit”,[14] dhe në një transmetim: “Ata të cilët përmirësojnë njerëzit kur prishen.”[15] Nuk shpëtojnë nga humbja në Dynja, ashtu siç nuk shpëtojnë nga Zjarri në Ahiret vetëm se ata të cilët ndjekin këtë rrugë; menhexhin e Selefëve, për të cilët Allahu ka thënë:

وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ مِنْ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاءِ وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُوْلَئِكَ رَفِيقاً* ذَلِكَ الْفَضْلُ مِنْ اللَّهِ وَكَفَى بِاللَّهِ عَلِيماً

“Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta! Kjo dhunti është nga Allahu, e mjafton që Allahu e di çdo gjë”[16]

E për këtë, na e ka bërë Allahu obligim që të lexojmë suren el-Fatiha në çdo rekat të namazeve tona; farze apo nafile, dhe në fundin e saj ndodhet kjo dua madhështore:

اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ

“Na drejto në rrugën e drejtë!”[17] Në rrugën e drejtë, sepse ka edhe rrugë të devijuara që të mashtrojnë, andaj ti i kërkon Allahut që të të ruaj nga këto rrugë dhe të drejtojë tek rruga e drejtë, pra: të të orientojë tek rruga e drejtë dhe të forcojë në të. Këtë e bën në çdo rekat, për shkak të rëndësisë që ka kjo dua. Medito kuptimin e saj: “rrugën e drejtë!” E kush janë ata të cilët ecin në këtë rrugë të drejtë? Janë ata të cilët i ka begatuar Allahu:

صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ

“Në rrugën e të cilëve Ti i begatove.”[18] Kush janë ata të cilët i ka begatuar Allahu?

مِنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاءِ وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُولَٰئِكَ رَفِيقًا

“Të Dërguarit, të sinqertët, dëshmorët dhe njerëzit e devotshëm; e sa shoqëri e mirë është ajo.”[19] Kur i kërkon Allahut që të udhezojë në këtë rrugë, gjithashtu i kërkon Allahut që të të ruajë nga rrugët e humbura dhe të devijuara:

صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلَا الضَّالِّينَ

“Në rrugën e të cilëve i begatove dhe jo në rrugën atyre që Ti u zemërove ndaj tyre.”[20]

غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ

“Dhe jo në rrugën atyre që Ti u zemërove ndaj tyre.”[21] Ata janë çifutët të cilët e mësuan të vërtetën, porse nuk punuan me të. Të gjithë ata që ecin sipas rrugës së çifutëve nga ky umet, çdo kush që e njeh të vërtetën dhe nuk vepron me të, ai është në rrugën e çifutëve, në rrugën e atyre që Allahu është zemëruar ndaj tyre, sepse e ka njohur të vërtetën dhe nuk ka punuar me të, e ka marrë diturinë dhe nuk punoi me të, andaj çdo dijetar i cili nuk punon me diturinë e tij, ai është prej atyre që Allahu është zemëruar ndaj tyre.

وَلَا الضَّالِّينَ

“Dhe as të humburve”,[22] që janë ata të cilët e adhurojnë Allahun me injorancë dhe me humbje, e adhurojnë Allahun dhe afrohen tek Ai, mirëpo jo sipas rrugës së saktë, jo në një menhexh të shëndoshë, mirëpo e bëjnë pa argument nga Kurani dhe Suneti, e bëjnë me bidate: “Çdo bidat është humbje”, si të krishterët dhe çdo kush që ecën sipas rrugës së tyre, prej çdo kujt që adhuron Allahun sipas një rruge jo të saktë dhe menhexhi jo të shëndoshë, ai konsiderohet i humbur dhe puna e tij është e kotë.

Kjo është një dua gjithpërfshirëse që ne e përsërisim në çdo rekat të namazeve tona, prandaj le të meditojmë pak në kuptimin e saj dhe të lutemi me të me zemër të përqendruar, duke ia ditur kuptimin, që Allahu t’i përgjigjet duasë tonë. Mbas el-Fatihasë thuhet Amin dhe kuptimi i saj është: O Zoti ynë përgjigju! Kjo tregon se është një dua madhështore për atë që e mediton atë.

Siç përmendëm me sipër, ai i cili ecën në rrugën e atyre që janë begatuar me mirësi, do të hasë vështirësi, ngushtime, poshtërime, do ta akuzojnë me devijim, do ta kërcënojnë, mirëpo duhet durim, prandaj kanë ardhur hadithet, se i kapuri për fe në kohët e fundit është sikur ai që mban prush në dorë, sepse do të hasë vështirësi. Ai do të hasë vështirësi prej njerëzve, mirëpo duhet durim, si ai që mban prush në dorë. Nuk do ta kesh rrugën të shtruar me lule, nuk është kështu, mirëpo do të hasësh vështirësi, do të hasësh vështirësi prej njerëzve, mirëpo duhet të durosh dhe duhet të jesh i vendosur në këtë (rrugë) derisa të takosh Zotin tënd azze ue xhel-le dhe ti je i kapur për këtë rrugë; në mënyrë që të shpëtosh nga Zjarri, nga humbja në Dynja, që të shpëtosh nga Zjarri i Ditës së Gjykimit. Nuk ka rrugë tjetër veç kësaj rruge dhe nuk ka shpëtim përveçse me ndjekjen e kesaj rruge.

Tani i dekurajojnë njerëzit nga menhexhi i Selefëve, nepër revista, gazeta dhe libra; i zhvlerësojnë njerëzit e Ehli Sunetit dhe Selefitë e vertetë. I zhvlerësojnë duke i akuzuar se janë te ashpër, se janë tekfirsa dhe janë dhe janë; kjo nuk na dëmton, mirëpo e dimë që kjo mund të dëmtojë atë që nuk ka durim dhe vendosmëri, ky mund të dëmtohet.

Ka prej tyre që thonë: “Kush janë Selefët? Selefët janë grup si grupet e tjera, ndasi si ndasitë e tjera, një hizb si hizbet e tjera, ata nuk kanë ndonjë dallim!” Kështu thonë disa, thonë që rruga Selefije nuk ka dallim, mirëpo është si të gjitha ndasitë, grupet apo hizbet. Ata duan që ne të heqim dorë nga menhexhi Selefi.

Dikush thotë se ne nuk jemi të obliguar që të marrim kuptimin dhe diturinë e Selefit, pasi jemi vetë të zotë dhe mund t’i nxjerrim dispozitat vetë nga fillimi, nxjerrim kuptim (fikh) të ri sepse ky është i vjetër. Thonë se kuptimi i Selefit është i vjetër, po ashtu thonë se nuk është i përshtatshëm për këtë kohë, porse ishte i përshtatshem për kohën e tyre. Ata thonë se koha që jemi është tjetër dhe i largojnë njerëzit nga kuptimi i Selefëve. Ata thërrasin tek një kuptim i ri. Kjo është shumë e përhapur në revista dhe gazeta, nga njerëzit e të kotës dhe të devijuar. Ata duan që ne të heqim dorë nga menhexhi i Selefit, sepse nëse ne nuk e njohim rrugën e Selefit, nëse e lejmë dhe nuk e mësojmë, atëherë nuk do të mjaftojë përkatësimi tek Selefët pa dituri dhe patur qartësi të rrugës së tyre.

Kjo është ajo që duan ata; duan që ne ta lejmë rrugën e Selefëve, kuptimin dhe diturinë e tyre dhe të nxjerrim një kuptim (fikh) të ri të përshtatshëm për këtë kohë. Kjo është genjështër! Feja Islame është e vlefshme për çdo kohë dhe vend derisa të bëhet Dita e Gjykimit.

Menhexhi i Selefëve është i përshtatshëm për çdo kohë dhe vend, ai është dritë prej Allahut azze ue xhel-le. Mos të largojnë [nga rruga e Selefit] fjalët e dekurajuesve, apo të humburve!

Imam Maliku, Allahu e mëshirfotë, ka thënë: “Fundi i këtij umeti rregullohet veçse me atë që u rregulluan të parët e tij.” Çfarë i rregulloi ata që ishin përpara nesh? Ata i rregulloi Kurani, Suneti dhe pasimi i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Puna me Kuran dhe me Sunet ishte ajo që e rregulloi fillimin e umetit dhe, nuk mund të rregullohet fundi i këtij umeti vetëm se me atë që u rregulluan të parët.

Kush dëshiron të shpëtojë, atëherë duhet të njohë rrugën e Selefëve, duhet të kapet për të, të therrasë për tek ajo, pasi ajo është rruga e shpëtimit dhe është anija e Nuhut alejhis-selam; kush hipën në të shpeton dhe kush e lë shkatërrohet dhe mbytet në humbje, prandaj vetëm tek rruga e Selefëve ka shpëtim për ne. Rrugën e Selefëve mund ta njohim vetëm duke marrë dituri; duke e mësuar për vete, duke ia mësuar të tjerëve dhe duke e lutur Allahun:

اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ (6) صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ

“Na drejto në rrugën e drejtë! Në rrugën e të cilëve Ti i begatove.”[23]

Lusim Allahun të na japë sukses për tek kjo rrugë dhe të na forcojë në të, kjo duhet patjetër.

Nuk është çështja të pretendosh, pasi pretendimet nësë nuk kanë baza mbeten thjeshtë pretendime. Nuk është çështja të përkatësohesh, sepse Allahu thotë:

وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُمْ بِإِحْسَانٍ

“Me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim.”[24] D.m.th. me saktësi, dhe kjo realizohet vetëm duke e njohur dhe mësuar; nuk mund të kapesh pas saj vetëm se duke duruar, duke mos dëgjuar thirrjet devijuese që mundohen të të largojnë dhe dekurajojnë nga kjo rrugë.

Kjo është rruga e vërtetë, rruga e shpëtimit, “të gjitha do të jenë në Zjarr, përveç njërit.” Thanë: “E cili është ai grup o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Janë ata të cilët ecin pas rrugës time dhe rrugës së shokëve të mi.”[25] Ky është menhexhi i Selefëve, që është rruga e të shpëtuarve që të çon në Xhenet dhe nuk ka rrugë tjetër përveç saj, të gjitha rrugët e tjera janë të devijuara. Allahu thotë:

وَلَا تَتَّبِعُوا السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ

“Dhe mos ndiqni rrugët të cilat ju devijojnë nga rruga Ime”[26], ajo është rruga e Allahut dhe të gjitha të tjerat janë rrugë të humbura, rrugë të devijuara ku në çdo rrugë qëndron një shejtan dhe i thërret njerëzit për tek ajo.

I Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, na ka paralajmeruar nga këta thirrësa për tek e kota, të cilët duan që t’i largojnë njerëzit nga menhexhi Selefi dhe i ka përshkruar se janë: “Thirrësa për tek dyert e Xhehenemit, kush i bindet atyre e hedhin në të”,[27] prandaj ruhu shumë prej tyre. Sa më shumë kalon koha, po aq shtohet edhe ndjenja e të qenit i huaj (gurbetit), shtohen fitnet dhe muslimanët kanë nevojë më të theksuar për menhexhin Selefi.

Ka prej të devijuarve që thonë se të gjithë njerëzit janë musliman, mirëpo në çfarë rruge na janë muslimanët?!! A janë muslimanë që ecin në rrugën e të Dërguarit dhe shokëve te Tij? Nëse është kështu, atëherë mirë, mirëpo nëse kihet për qëllim musliman me emër, ndërsa ai ndjek rrugët e devijuara apo menhexhin e filanit apo filanit, atëherë ata janë të dëvijuar dhe janë në rrugë që të çon në Xhehenem. Nuk është çështja thjeshtë t’i përkatësohesh Islamit, mirëpo duhet përkatësimi bashkë me esencën, e kjo është e mundur vetëm me dituri të dobishme dhe kujdesjen për të mësuar.

Për këtë arsye, dijetarët i japin rëndësi Akides, temave të saja, kapitujve dhe çështjeve të saja. Ata kanë shkruar për këtë gjë libra të mëdhenj dhe të vegjël, që të studiohet rruga e Selefëve, për t’i dhënë rëndësi asaj, për t’u kapur me të dhe për të ecur sipas saj.

Kësaj çështje duhet dhënë rëndësi, sidomos kur situatën e ka kapluar errësira dhe e kota. Muslimanet kanë nevojë për dritë, që të ecin me të në errësirat e të kotës dhe injorancës.

Sot, shumë pretendojnë se kanë dituri dhe hiqen si dijetarë dhe të ditur, ndërkohë që nuk e kanë marrë diturinë tek burimi i saj, as tek baza e saj, porse e kanë marrë nga ata që janë si ai, ose prej librave, ose prej kulturës siç i thonë.

Kjo nuk të çon tek e mira, as tek rruga e saktë. Duhet patjetër që ta mësosh në mënyrë të saktë menhexhin e Selefëve, që ta pasosh dhe të ecësh sipas tij.

Duhet patjetër që të jesh i duruar në këtë rrugë, të durosh sharjet, nënçmimet etj. Tani e dëgjoni nënçmimin dhe ofendimin për ata të cilët janë të kapur pas menhexhit Selefi; thonë se ky është me të vjetrën. Mos të demoralizojnë në të vërtetën këto fjalë të ulëta dhe të kota, mirëpo kapu pas këtij menhexhi të saktë, sepse ai është rruga e shpëtimit dhe për këtë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kapuni me Sunetin tim dhe për Sunetin e halifëve të drejtë dhe të udhëzuar pas meje! Kapuni për to me dhëmballë, se me të vertetë kush do të jetojë prej jush, ka për të parë përçarje të shumta, kështu që kapuni për Sunetin tim.”[28]

Kur ka përçarje, vetëm kapja pas Sunetit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të shpëton, po ashtu Suneti i halifëve të drejtë dhe të udhëzuar; kjo është rruga e shpëtimit, rruga e sigurisë dhe e Xhenetit.

Prandaj, le të kujdesemi për menhexhin e Selefëve dhe mos të na largojnë prej tij ata që e zhvlerësojnë atë, apo që e cilësojnë me cilësi të ulëta. Kjo nuk duhet të na fusë plogështi në vetet tona, përkundrazi kjo duhet të na nxisë, sepse ata e sulmojnë këtë rrugë vetëm sepse e dinë që është rruga e vërtetë.

Ruhuni prej tyre o robër të Allahut! Mos u mjaftoni vetëm me përkatësime, as me pretendimin se keni dituri pa mësuar. Merreni diturinë tek dijetarët e njohur dhe tek ata të cilët janë në rrugën e saktë!

Largohuni nga këto rrugë të devijuara, prej të cilave na ka paralajmëruar Allahu:

وَلَا تَتَّبِعُوا السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ

“Dhe mos ndiqni rrugët të cilat ju devijojnë nga rruga Ime”[29],

Ne kemi shumë nevojë për këtë gjë, veçanërisht me shtimin e fitneve sot, me thirrësit e shumtë për në devijim, me mjetet të cilat e përhapin të keqen midis njerëzve. Ato janë mjetete të keqija, që për një minutë arrijnë tek njerëzit në shpitë e tyre, madje tek krevatet e tyre duke i thirrur për tek devijimi, degjenerimi, epshet e ndaluara dhe mendimet e prishura.

Këto i quajnë si “horizont i gjerë”, “kulturë e gjerë”, të thonë “mos u bëj i ngurtë dhe mos u bej i ashpër”!

Këto fjalë nuk duhet ta largojnë muslimanin nga menhexhi i Selefëve, nga rruga e Selefëve dhe dituria e tyre.

Menhexhi Selefi është më i sigurti, më i dituri dhe më gjykimpreri se rruga  e të mëvonshëmve.

Dituria e Selefëve është e pastër dhe është marrë prej Kuranit dhe Sunetit, kurse dituria e atyre pas Selefëve ka shtesa, ka përzierje të shumta të papastra, ndërsa dituria e Selefëve është e kulluar, prandaj librat e Selefëve, sa më të hershëm të jenë, aq më të kthjellët dhe të lëhtë janë.

Dijetari Ibën Rexheb, Allahu e mëshiroftë, thotë në fletushkën e tij “Fadlu ilmis-Selef ala ilmil halef”[30]: “Selefët kishin fjalë pak dhe dituri shumë, ndërsa ata pas tyre (halefi) kanë fjalë shumë dhe dituri pak”.

Prandaj duhet të kemi kujdes në këtë çështje. Kjo është rruga e Selefëve, që vetëm duke ecur sipas saj ka shpëtim për ne, duke duruar në të pasi ta kemi njohur dhe mësuar në formë të saktë, pa e tjetërsuar dhe pa futur dyshime. Ka gjëra të cilat i mvishen Selefëve, porse ato janë të kota, nuk janë prej rrugës se Selefëve, prandaj le të ruhemi prej tyre.

Këto janë disa fjalë të shkurta rreth kësaj teme dhe nuk mund ta përfshij të gjithën, mirëpo Allahu azze ue xhel-le thotë:

وَذَكِّرْ فَإِنَّ الذِّكْرَىٰ تَنفَعُ الْمُؤْمِنِينَ

“Dhe përkujto, sepse përkujtimi i bën dobi besimtarëve.”[31]

Gjithashtu thotë:

فَذَكِّرْ إِن نَّفَعَتِ الذِّكْرَىٰ (9) سَيَذَّكَّرُ مَن يَخْشَ

“Dhe përkujto nëse u bën dobi përkujtimi, sepse do të përkujtohet ai që ka frikë (Allahun).”[32]

E lusim Allahun azze ue xhel-le që të na japë sukses ne dhe ju për vepra dhe fjalë të mira, po ashtu të na forcojë ne dhe ju në të vërtetë, në ecjen në të dhe të na bëjë të durueshëm në vështirësitë që hasim në të.

Salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, familjen dhe gjithë shokët e tij.

 

Burimi: faqja zyrtare e shejhut.

Përktheu: Idris Manushi

_________________

[1] Et-Teubeh: 100.

[2] Muhaxhirëve, ata që u shpërngulën nga Meka në Medinë për hir të Allahut. (shp)

[3] El Hashr: 8.

[4] El Hashr: 9.

[5] El Hashr: 10.

[6] Transmeton Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Ibën Maxheh, Ahmedi dhe Nesaiu në “el Kubra” nga Imran ibën Husajn.

[7] Metodologjia. (shp)

[8] Et-Teubeh: 100.

[9] Transmeton Tirmidhiu, Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh

[10] Et-Teubeh: 100.

[11] Transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibën Maxheh, Ahmedi dhe Ibën Hibbani.

[12] El En’am: 153.

[13] Transmeton Muslimi, Ibën Maxheh, Ebu Auani dhe Axhurri në “el Guraba”.

[14] Transmeton Ahmedi.

[15] Transmeton Tirmidhiu.

[16] En-Nisa’: 69-70.

[17] El Fatiha: 6.

[18] El Fatiha: 7.

[19] En-Nisa’: 69.

[20] El Fatiha: 7.

[21] El Fatiha: 7.

[22] El Fatiha: 7.

[23] El Fatiha: 6-7.

[24] Et-Teubeh: 100.

[25] Transmeton Tirmidhiu, Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.

[26] El En’am: 153.

[27] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[28] Transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibën Maxheh, Ahmedi dhe Ibën Hibbani.

[29] El En’am: 153.

[30] Vlera e dijes së Selefëve ndaj dijes së halefëve të mëvonshëm. (shp)

[31] Edh-Dharijat: 55.

[32] El Eala’: 9-10.