REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Menhexh • Refuzime

Paralajmërim i përgjithshëm e i përsëritur ndaj Arafatit dhe partisë së re – Shejh Nizar ibën Hashim

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.

Lavdia i takon Allahut, ndërsa lëvdata dhe shpëtimi qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij.

Më tej:

Kam paralajmëruar disa herë më parë kundër Arafat el-Muhammedit dhe kundër të gjitha programeve të tij thirrëse apo të dijes (siç përshkruhen ato), të cilat ai i organizon ose organizohen për të në disa vende të botës, me qëllim zbukurimin e imazhit të tij dhe mbrojtjen e tij përmes së pavërtetës, fanatizmit ose paditurisë. Të gjitha këto përpjekje – si dhe çdo lloj mbrojtjeje, promovimi, lavdërimi apo organizimi aktivitetesh në favor të tij – nuk do të arrijnë të pengojnë shfaqjen e së vërtetës dhe sqarimin e realitetit të Arafatit dhe të partisë së tij të re, e cila ka ndërmarrë veprime të rrezikshme ndaj thirrjes selefije dhe metodologjisë së saj, duke e kundërshtuar, shtrembëruar dhe duke u përpjekur ta përfshijë atë në politika të ndyra dhe të papranueshme.

Po e përsëris këtu paralajmërimin tim edhe një herë tjetër për të gjithë në mbarë botën: mos u mashtroni nga ky njeri, mos i jepni mundësi veprimi në mesin tuaj dhe mos u lini të mashtroheni prej tij dhe partisë së tij të re, të cilën ai e promovon dhe e mbron me të pavërtetën. Sepse vetëm një çështje nga vërejtjet që janë marrë kundër tij dhe partisë së tij, si çështja e daljes kundër sundimtarit legjitim të Jemenit, aleanca e tij, copëtimi i vendit të tij, derdhja e gjakut të popullit të tij dhe komploti i tyre me Shtetin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të prishur vendin e Jemenit dhe për të përçarë radhët dhe unitetin e tij, si dhe mbështetja e tyre për një parti separatiste mercenare – e gjithë kjo dhe të tjera janë të vërtetuara me prova dhe dokumente që dëshmojnë këto kundërvajtje të rënda – them: një çështje e tillë që lidhet me kapitullin e qëndrimit ndaj udhëheqësve dhe me pasojat që sjell kundërshtimi i tyre, si prishja dhe fitnet (trazirat), e nxjerr atë që ka qenë selefi nga metodologjia selefije dhe rrethi i saj, veçanërisht kur ai e di me siguri madhësinë e kësaj shkeljeje dhe ajo nuk i fshihet. E si atëherë kur kësaj të keqeje dhe krimi i shtohet fakti se Arafati dhe shokët e tij nga Adeni planifikuan gënjeshtrën, fshehjen e së vërtetës dhe mashtrimin ndaj dijetarit Rabia në çështjen e Jemenit dhe Hani Burejkut, të devijuarit, të shmangurit nga rruga dhe atij që flet fjalët më të këqija. E gjithë kjo dhe çështje të tjera serioze e bëjnë të domosdoshëm paralajmërimin kundër tij dhe partisë së tij, veçanërisht sepse selefitë nuk kanë parë prej tyre as edhe tërheqjen më të vogël dhe kthimin te e vërteta; përkundrazi, nuk kemi parë prej tyre veçse vazhdim të këmbënguljes, mendjemadhësisë dhe luftës kundër selefive që i këshilluan dhe ua sqaruan gabimet dhe devijimet e tyre.

Them: për ruajtjen e sigurisë së Islamit, të muslimanëve dhe të radhës selefije nga fitnet dhe kundërshtimet e tyre, u bë i detyrueshëm paralajmërimi kundër tyre me çdo formë paralajmërimi. E si atëherë kur kësaj i shtohet se Arafati është nga gënjeshtarët dhe element i infiltruar në interes të Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe agjendës së saj dinake dhe të ligë për shkatërrimin e Jemenit, Sudanit dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite e të tjera devijime të ngjashme.  Dhe u them të gjithë të rinjve të hutuar dhe të mashtruar prej tij – pas sqarimit të gjendjes së tij, zbulimit të tij dhe faktit se ai është njeri i fitneve dhe gënjeshtrave – u them atyre: Arafati është një i infiltruar në radhën selefije. E them me plot gojën: ai është vërtet një i infiltruar. Dhe çdo selefi dhe çdo njeri me mendje të kthjellët e pranon këtë. Së shpejti, me dëshirën e Allahut, do të njiheni me më shumë hollësi në shkrimin tim me titull:”Përgjigjja zbuluese mbi infiltrimin dhe bashkëpunimin e Arafatit” derisa të njihni realitetin e tij, mashtrimet e tij, dredhitë e tij ndaj selefive dhe ngjitjen e tij në metodologjinë selefije për qëllimet e tija të korruptuara, dhe që të mos mashtroheni nga ata që e mbrojnë dhe e lavdërojnë; sepse ata ose janë të paditur për realitetin e tij, ose janë fanatikë për shkak të pasionit ndaj tij, ose janë bashkë me të në këtë agjenturë.

Ndërsa ata që kapen pas lavdërimit të atyre dijetarëve të Sunetit që e kanë lavdëruar, atyre u them se ata kanë dëshmuar vetëm për atë që u është shfaqur dhe që ai ua ka shfaqur. Lavdërimi i tyre nuk është mbrojtje e pagabueshme për atë që kanë lavdëruar dhe nuk pengon sqarimin e gjendjes së tij, gabimeve dhe devijimeve të tij nëse ai gabon, devijon, ndryshon dhe zëvendëson. Prandaj jini të kujdesshëm dhe vigjilentë ndaj asaj që po përgatitet nga kjo parti e re kundër kësaj thirrjeje selefije dhe pasuesve të saj, si dhe ndaj mashtrimit ndaj tyre. E gjithë kjo dhe të tjera po ndodhin me mbështetje, para syve dhe veshëve të doktor Buhariut, i cili ishte një shkak kryesor së bashku me Arafatin në këtë fitne, në këtë komplot dhe në ndezjen e konfliktit në arenën e sotme. Dhe i lutem Allahut që t’i ruajë selefitë në të gjithë botën, t’i bashkojë ata mbi të vërtetën dhe mbi një fjalë të përbashkët dhe t’u mjaftojë kundër së keqes së çdo të ligu.

Shkroi: Nizar bin Hashim el-Abbas 24 Dhul-Hixhxheh 1447 H.

Përktheu: Jusuf Kapidani

[جديد.. وتحذيرٌ عامٌّ ومتجدِّدٌ من عرفات والحزب الجديد]

بسم الله الرحمن الرحيم
الحمد لله، والصلاة والسلام على رسول الله، وعلى آله وصحبه ومن والاه.
أما بعد؛ فقد حذَّرتُ عدة مراتٍ من عرفات المحمدي ومن كل برامجه الدعوية أو العلمية (كما تُوصف) التي يقوم بها أو تقام له في بعض دول العالم؛ لِتلميع صورته والدفاع عنه بباطلٍ أو عصبيةٍ أو جهلٍ، وكلُّ ذلك وغيره من دفاعٍ أو تلميعٍ أو تزكياتٍ وبرامج… إلخ لن يُجدي في دفع الحق وكلمته وبيان حقيقة عرفات وحزبه الجديد الذي غامَر بالدعوة السلفية ومنهجها وخالَفَها وشوَّهها وحاوَل الزجَّ بها في سياساتٍ مخالٍفةٍ قذرةٍ.

فأكرِّر هاهنا تحذيري مرةً أخرى للجميع في العالَم أجمع: لا تنخدعوا بهذا الرجل ولا تمكِّنوا له في أوساطكم ولا تغتروا به وبحزبه الجديد الذي يروِّج له ويدافع عنه بالباطل؛ فإنَّ مسألةً واحدةً من المآخذ التي أُخِذَت عليه وعلى حزبه؛ كقضية الخروج على سلطان اليمن الشرعي وتَحالُفِه، وشقِّ بلده، وإراقة دماء أهله، وتآمرهم مع دولة الإمارات لتُفسِد بلاد اليمن وتشقَّ صفَّها ووحدتها، وتأييدهم لحزبٍ انفصاليٍّ عميلٍ -كل ذلك وغيره ثابتٌ بالأدلة والوثائق التي تؤكد عليهم هذه المخالفات الخطيرة-؛ أقول: إنَّ مسألةً كهذه المتعلقة باب ولاة الأمر وما يترتب من مخالفتِها مِن الفساد والفتن تُخرِج من كان سلفياً عن المنهج السلفي ودائرته، خاصةً وهو يَعلم يقيناً جرم هذه المخالفة ولا تَخفى عليه فكيف، إذا انضاف إلى ذلك الشرِّ والجرم أن خطَّطَ عرفات وأصحابُه العدنيون الكذبَ والتعميةَ والتدليسَ على العلامة الربيع في قضية اليمن وهاني بريك الضال المنحرف والناطق بأسوأ الكلمات، كل هذا وغيره من المسائل والمآخذ الخطيرة لَتُوجِبُ التحذير وكل تحذيرٍ منه ومن حزبه، خاصةً وأن السلفيين لم يَروا منهم أدنى تراجعٍ ورجعةٍ للحق، بل لم نر منهم إلا تمادي الإصرار والمكابرة وحرب السلفيين الذين ناصحوهم وبيَّنوا أخطاءهم وانحرافاتهم.

أقول: للحفاظ على سلامة الإسلام والمسلمين والصف السلفي مِن فِتنهم ومخالفتهم وجبَ التحذيرُ منهم كل تحذير، فكيف إذا انضاف إلى ذلك أنَّ عرفات من الكذابين ومندَسٌّ كعميلٍ لصالح دولة الإمارات وأجندتها الماكرة والخبيثة لتدمير بلاد اليمن والسودان والمملكة السعودية…إلخ من الانحرافات.

وأقول لكل الشباب المغيَّبين والمخدوعين به -بعد بيان حاله وانكشافه وأنه صاحب فتنٍ وكذبات- أقول لهم: إن عرفات عميلٌ مندَسٌّ في الصف السلفي، أقولها بملء الفم: إنه لَعميل مندَسٌّ، وكل سلفيٍّ وصاحب عقلٍ متفطِّنٍ يُقرُّ هذا، وستِقفون قريباً -إن شاء الله- على المزيد في كتابتي بعنوان (الإجابة الكاشفة عما عليه عرفات من الاندساس والعمالة) حتى تعرِفوا حقيقته ومكره وخدعه للسلفيين وتسلُّقه على منهجهم السلفي لأغراضه الفاسدة وحتى لا تغتروا بمن يدافِع عنه ويزكيه؛ فإنهم إما جاهلٌ بحقيقته، أو متعصبٌ بهوىً له، أو معه في هذه العمالة.

وأما من يتشبَّث بتزكية من زكاه من علماء السنة فإنهم شهدوا بما ظَهر وأظهرَه لهم، وتزكيتهم ليست بعاصمةٍ لمن زكوه ولا مانعةً عن بيان حاله وأخطائه وانحرافاته إن أخطأ أو انحرَف وبدَّل وغيًّر، فكونوا على حذرٍ وتفطٌّنٍ لما يُحاك مِن قِبل هذا الحزب الجديد على هذه الدعوة السلفية وأهلها والمكر بهم، وكل هذا وغيره ما بين تأييدٍ ومرأىً ومسمعٍ من الدكتور البخاري الذي كان سبباً رئيساً مع عرفات في هذه الفتنة والمؤامرة وتأجيج الصراع في الساحة اليوم، وأسأل الله أن يحفظ السلفيين في كل الدنيا ويجمعهم على الحق وكلمةٍ سواء وأن يكفيهم شرَّ كل ذي شر.

كتبه
نزار بن هاشم العباس

٢٤/ ذو الحجة/ ١٤٤٧