Thënia se ‘qëllimi e justifikon mjetin’ është e kotë dhe nuk qëndron në fe. Mirëpo, sipas fesë, mjetet marrin gjykimin e qëllimeve, me kusht që mjeti të jetë i lejuar. Nëse mjeti është i ndaluar, si në rastin e atij që konsumon alkolin për kurim, atëherë është i ndaluar edhe nëse konsumohet për t’u kuruar.
Jo çdo mjet që të shpie tek qëllimi e merr gjykimin e qëllimit, mirëpo kushtëzohet që mjeti të jetë i lejuar. Jo çdo mjet që njeriu mendon se është i suksesshëm lejohet të bëhet, dhe shembull për këtë janë protestat.
Për shembull: një grup i madh njerëzish shfaqen e thonë: Po të protestojmë, do të bëjmë presion mbi prijësin, andaj do të ndreqet dhe ndreqja e tij është qëllimi, e ‘qëllimi e justifikon mjetin’.
Themi: kjo gjë është e kotë, sepse mjeti në origjinën të tij është i ndaluar. Ky mjet edhe nëse sjell ndreqje – dhe ndreqja është çfarë kërkohet – mirëpo në origjinë është i ndaluar, sikurse është kurimi me gjërat e ndaluara dhe arritja e shërimit.
Ka shumë mjete që mendjet mund të shpikin pafundësisht, nën justifikimin e qëllimeve, mirëpo kjo gjë nuk është e mirë, madje është e kotë. Mjeti kushtëzohet të jetë i lejuar në origjinë, më pas merr gjykimin e qëllimit; nëse qëllimi është i pëlqyer, edhe mjeti merr gjykimin e pëlqimit, e nëse qëllimi është obligim, edhe mjeti merr gjykimin e obligimit.
Burimi: el Fetaua esh-sher’ije fil kadaje el asrijeh fq. 187-188.
Përktheu: Besmir Cacani