REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Fikh • Pastërtia

Heqja e protezës dentare për të marrë abdes – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja: një person pyet dhe thotë se ka protezë dentare tek disa dhëmbë të tij dhe e ka të mundur ta heqë, ngase nuk janë të ngulitura, mirëpo kjo gjë e mundon. A ka ndonjë problem kjo gjë lidhur me abdesin? D.m.th. kur e fut ujin në gojë?

 

Përgjigjja: nuk e ka për detyrë ta heqë kur e fut ujin në gojë. I mjafton ta sjellë ujin në gojë, sepse në shumicën e rasteve ujin depërton dhe siç e dini uji është i imët [i lëngshëm] dhe kalon mes protezës dhe mishit të dhëmbëve. Megjithatë, nëse e heq – veçanërisht në rast xhunublleku – është edhe më mirë.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani