REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Kërkimi i diturisëKëshilla

Vlerësimi i librave – Shejh Muhamed el Uthejmin

Vlerësimi i librave: ato ndahen në tre lloje:

Lloji i parë: libra të dobishëm.

Lloji i dytë: libra të dëmshëm.

Lloji i tretë: libra që nuk kanë as dobi dhe as dëm.

Përpiqu që biblioteka yte mos të ketë libra të padobishëm, apo që janë të dëmshëm.

Ka libra që quhen ‘libra letërsie’, mirëpo në të vërtetë janë humbje dhe vrasje kohe pa dobi.

Ka libra të dëmshëm që përmbajnë ideologji të caktuara, apo orientime të caktuara. Edhe këto nuk duhet të hyjnë në bibliotekën tënde, qofshin ato libra të menhexhit apo akides, sikur librat e bidatçive që e dëmtojnë besimin, apo librat revolucionare që dëmtojnë menhexhin.

Në përgjithësi, çdo libër i dëmshëm nuk duhet të hyjë në bibliotekën tënde çdo, sepse librat janë ushqim i shpirtit, siç është ushqimi dhe pija për trupin. Nëse ushqehesh me tillë libra, atëherë do të dëmtohesh rëndë, do të marrësh drejtim që kundërshton menhexhin e nxënësit të dijes së saktë.

 

Burimi: Mexhmu’ fetaua 26/339.

Përktheu: Besmir Cacani