REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

MenhexhShenjat e bidatçive dhe trajtimi i tyre

Sqarim mbi bojkotin e bidatçive – Shejh Rabi’ el Medkhali

Pyetja: lidhur me bojkotin (hexhrin) e bidatçive, a praktikohet mbi krerët e tyre, mbi pasuesit apo mbi dy palët? Cilat janë rregullat e bojkotit, sepse në praktikë – veçanërisht ndaj pasuesve – ndodhin probleme dhe fitne në shumicën e rasteve?

Përgjigjja: bojkoti i bëhet krerëve të keqes, krerëve të fitneve dhe thirrësve për të kotën.

Sa i përket pasuesve, ata janë dy grupe: një grup e pranon të vërtetën, ia sqaron atë dhe inshaAllah e pranon; me këtë bën durim dhe debaton me të në formën më të mirë. Këtij i bëjmë sqarim, ia ngrejmë argumentet dhe nuk ngutemi me të.

Grupi i dytë: nuk e pranon të vërtetën dhe këmbëngul. Ky grup bashkohet me krerët.

 

Burimi: Nefahatul huda fq. 64.

Përktheu: Besmir Cacani