REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Kërkimi i diturisëKëshilla

Vlera e kërkimit të diturisë përmes internetit – Shejh Zejd el Medkhali

Allahu ju dhëntë mirësi! Pyetësi thotë: a e arrijnë bereqetin e tubimit, ata të cilët i ndjekin mësimet e dijetarëve selefi, pra, ata që i ndjekin mësimet në internet, në kompjuter apo në radio?

Përgjigjja: këta të cilët i përmende kanë shpërblime shumë të mëdha!

E para: ata konsiderohen nxënësa të dijes dhe nxënësi i dijes është prej njerëzve me vlerë më të madhe, po ashtu është prej njerëzve më të mirë të kohës së tij, kjo nëse me kërkimin e dijes ka për qëllim largimin e paditurisë nga vetja, të punojë me atë dituri dhe ta përhapë atë.

E dyta: nxënësit të dijes – që ulet veçmas apo është në bashkësi me të tjerë – i zbret qetësia, e mbulon mëshira dhe rrethohet nga melaiket e Allahut. Ata që ndjekin tubimet e dijes së Kuranit, Sunetit dhe mjeteve të tjera të dijes, ata kanë shpërblim mashështor. Shpërblimi i tyre nuk është më i paktë se ata që prezantojnë tek dijetarët inshaAllah.

 

Burimi: et-Ta’likatul xhijad 184-185.

Përktheu: Besmir Cacani