REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhHallalli dhe harami

Cili është gjykimi i ngrënies në restorante ku shiten pije alkoolike? – Shejh Muhamed el Uthejmin

Kemi një letër nga një dëgjues, ai është Sa’ad Abdul-Fetah el-Mexhd’hub, nga Republika e Irakut, krahina Irbid, dhe thotë: pyetja: çfarë thotë Fè-ja për hyrjen nëpër “BAR-e” pra aty ku hahet dhe pihet, ndërsa “BAR-i” përmban ushqime dhe pije që japin kënaqësi shpirtërore, por qëllimi është vetëm ngrënia ushqim?

Përgjigjja:

Kjo pyetje ka dy pjesë:

1- Ky është emërtim i pavërtetë i pijes së fëlliqur që është pija alkoolike. Emërtimi i saj me “pije që të kënaq shpirtin” është i pavërtetë. Cila është për shpirtin?!! Përkundrazi ajo është pija e fëlliqur që të shkatërron llogjikën, Fè-në dhe trupin. Nuk i takon asaj të quhet ose të etiketohet me këtë emër tërheqës, që i vesh asaj teshën e lejimit, madje edhe të propagandës dhe reklamimit. Ky është shkaku që e quajmë pija e fëlliqur, madje ajo është nëna e gjithë të këqijave dhe porta e sherrit.

2- Është, hyrja e tij në restorant ku serviren gotat e pijeve alkoolike, kjo nuk lejohet dhe është harram, sepse në vendin ku ka mosbindje ndaj Allahut azze ue xhel, i shkruhet personit gjynahu sikurse i shkruhet atij që e vepron.

Allahu i Lartësuar thotë:

وَقَدْ نَزَّلَ عَلَيْكُمْ فِي الْكِتَابِ أَنْ إِذَا سَمِعْتُمْ آيَاتِ اللَّهِ يُكْفَرُ بِهَا وَيُسْتَهْزَأُ بِهَا فَلَا تَقْعُدُوا مَعَهُمْ حَتَّىٰ يَخُوضُوا فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ ۚ إِنَّكُمْ إِذًا مِّثْلُهُمْ

“Ju ka zbritur juve në Libër, që kur të dëgjoni mohimin e ajeteve të Allahut, apo të injorohen (të shpërfillen), mos qëndro me ta derisa të flasin për diçka tjetër, përndryshe, ju jeni si ata.”
En Nisa 140.

Megjithatë nëse jeni të detyruar (pa rrugëdalje), dhe unë nuk besoj se mund të jesh i detyruar të hash ushqim në këtë vend ku ka gjëra të ndyra, atëherë bli ushqim dhe largohu, konsumoje jashtë, nëse gjen ushqim tjetër në tjetër vend, që nuk ka pije të ndyra, kjo është detyra jote.

 

Burimi: marrë nga përgjigjet në radio të Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin, Allahu e Mëshiroftë. فتاوى نور على الدرب الشريط رقم ٧٣

Përktheu: Jusuf Kapidani