REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Familja

Këshillë burrave dhe grave lidhur me bashkëbisedimet në rrjetet sociale – Shejh Ubejd el Xhabirij

Allahu ju begatoftë! Kjo është pyetja e gjashtëmbëdhjetë nga Kuvajti ku pyetësja thotë: shpresoj që të drejtoni një këshillë nxënësve dhe nxënëseve të dijes [që marrin pjesë] në rrjetet sociale si twitter apo në faqet në përgjithësi, lidhur me letër-këmbimet që ndodhin mes tyre, lëvdatave dhe zbukurimeve të fjalëve, gjë e cila ia zgjeron shejtanit nga të hyjë, Allahu na ndihmoftë.

 

Përgjigjja: Allahu të begatoftë o bija ime dhe të mbroftë në Fenë, dynjanë dhe Ahiretin tënd!

Them: sikurse ke përmendur, këto janë rrugë-hyrëse të shejtanit, sepse ai i lufton shtëpitë (dhe familjen). Unë e këshilloj çdo muslimane që mos të hyjë në debate dhe kundërpërgjigjje me burrat, edhe nëse ato janë akademike.

Burrat lërjani burrave!

Unë kam dijeni – sipas asaj që më kanë përcjellë – se disa burra hyjnë me emra grashë – Ummu filan, Ummu filan, kunjet janë të shumta dhe nuk njihen – dhe i terheqin gratë në biseda me ta.

Ruhuni o gra muslimane!

Frikësohuni Allahut në vetet tuaja dhe mos hyni në çfarëdo rrjeti sikurse ky, përveç nëse aty gjendet ndonjë dijetar që e njeh për devotshmëri, për fetari të mirë dhe për dituri në Fenë e Allahut, kështu që gruaja i drejton atij pyetje pa folur me përkëdheli; qofshin ato fjalë të shkruara apo të shqiptuara. Po!

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani