REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Marrja e diturisëMenhexh

Mos pranoni fjalët e askujt për askënd pa argument! – Shejh Rabi’ el Medkhali

Mos pranoni fjalët e askujt për askënd pa argument! Kush pranon akuza që i drejtohen selefive pa argument, atëherë ai mund t’i bashkëngjitet njerëzve të epsheve dhe bidatit, andaj frikësohuni Allahut! Bashkohuni dhe kapuni për Kuranin e Sunetin e Pejgamberit të Tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!

Mos pranoni asnjë akuzë, nga asnjë person – cilido qoftë ai – pa pasur argumente të qarta sikur Dielli! Ndërsa thjeshtë dyshim-hedhjet, akuzat në nder (kadhf) dhe akuzat e kota, këto i pasojnë vetëm njerëzit e epsheve. Andaj, frikësohuni Allahut dhe largohuni nga rrugët e njerëzve të epsheve dhe metodat e tyre.

Bashkohuni mes jush! Vëllazërohuni dhe bëhuni sikur një trup i vetëm, që kur ankon një gjymtyrë, atëherë ankon i gjithë trupi nga pagjumësia dhe temperatura. Këtë gjë jua theksoj.

 

Burimi: Deuratul imam Malik bi mesxhid et-Teuhid
Përktheu: Besmir Cacani