REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

KëshillaRuajtja nga gjynahet

Rreziku i thashethemeve – Shejh Abdullah el Buhari

Ndalimi i tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nga thashethemet, në të vërtetë është për qëllim të folurit e shumtë, prej të cilit nuk ka as dobi dhe as nevojë.

Dihet – Allahu ju begatoftë – se kur flitet shumë, atëherë hamendësohet se do të gabohet shumë. Për këtë arsye, njeriu besimtar duhet të pakësojë prej fjalëve të tij dhe të vetëllogaritet. Kush i konsideron fjalët e tija si pjesë të veprave, atëherë e pakëson të folurin dhe e llogarit veten më shumë.

Transmeton Muslimin në hyrjen e Sahihut të tij – ku imam Begauiu dhe të tjerë e kanë bërë hasen – , transmeton se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

كفى بالمرء كذبا أن يحدِّث بكل ما سمع

“I mjafton njeriut për gjynah që të flasë çdo gjë që e dëgjon.”

Jo çdo gjë që e di dhe e dëgjon duhet ta thuash dhe ta flasësh. Këto fitne dhe trazira që ndodhin këtu apo atje [janë si pasojë] e thashethemeve; më tha, thanë dhe thamë. Më pas, disa prej këtyre fjalëve – me qëllim apo pa qëllim – i japin kuptimin se me këtë gjë po mbrohet e vërteta, ndërsa ata nuk e dinë se po e dëmtojnë të vërtetën, po dëmtojnë pjesëtarët e të vërtetës me këto fjalë të pamatura. Këto fitne (trazira) e kanë prejardhjen nga shembulli i këtyre.

Ne nuk po flasim për fjalët e ndaluara; fjalët e ndaluara është e qartë se janë haram dhe fjalët e ulta është e qartë se janë haram. Ne e kemi fjalën për të folurit e lejuar, prej të cilit nuk ka dobi dhe nuk ka nevojë për të; për këtë duhet treguar vëmendje.

Tek fjala – Allahu të begatoftë – nganjëherë ka dobi më të madhe sesa ka dëm heshtja; në këtë rast duhet të flasë ai që e kërkon nevoja të flasë, që do të thotë se fjala e tij ka ndikim, fjala e tij ka ndikim të madh, që di të sqarojë mirë e kështu.

Disa njerëz i trazojnë njerëzit e tjerë në pranimin e të vërtetës, përmes arsyes së tyre të keqe. Origjina e kësaj është tek thënia e Ibën Mes’udit radijAllahu anhu:

ما أنت مُحدِّث قوم بحديث لا تبلغه عقولهم إلا كان على بعضهم فتنة،  و حدِّثوا الناسَ بما يفهمون، أتريدون أن يُكَذَّبَ اللهُ ورسلوهُ؟

Nëse ti i flet një populli me fjalë që mendjet e tyre nuk e përceptojnë, vetëm se do të jetë fitne (trazim) për disa prej tyre”, dhe [fjala e Aliut]: “Flitini njerëzve me atë që e kuptojnë! A mos doni që të përgënjeshtrohet Allahu dhe i Dërguari i Tij.” Bëhesh ti shkaku i përgënjeshtrimit, jo sepse ai e ka refuzuar të vërtetën, mirëpo parashtrimi yt që i ke bërë të vërtetës nuk është sikurse e bëjnë njerëzit e të vërtetës. Sqarimi yt i të vërtetës nuk është sikurse mënyra e pjesëtarëve të vërtetës, e kështu bëhesh shkak për mospranimin e të vërtetës; Allahu na mbroftë dhe ndihmoftë! Për këtë është përcjellë nga disa prej tyre:

لا تنشر بَزَّك عند من لا يريده

“Mos e përhap diturinë tënde tek ata që nuk e duan.” Kjo nuk është fshehje e diturisë, por dituria përhapet tek ata që e duan, që e dëshirojnë dhe sipas masës që duhet.

Nganjëherë tek fjala ka dobi, mirëpo dëmi është më i madh, kështu që më parësore është heshtja.

Në tjera raste, dobia dhe dëmi janë njëlloj, kështu që shikohet se cila dobi është më e madhe; të folurit apo heshtja, e të tjera fjalë dhe pohime të dijetarëve që lidhen me kapitullin e të folurit për sqarimin e të vërtetës.

Për këtë, është transmetuar në dy Sahihët, fjala e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

من كان يؤمنٌ بالله واليوم الآخرِ فليقلْ خيرًا أو ليصمتْ

“Kush e beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, atëherë le të flasë mirë ose të heshtë!” Pra – Allahu ju begatoftë – kur kemi folur me disa vëllezër – Allahu na përmirsoftë ne dhe ata – dhe më thanë: “O shejh! Disa prej tyre me cilësojnë se jam i ngutur, a është prej ngutjes sqarimi im që i bëj të vërtetës?”. I thashë: “Punët nuk bëhen kështu! Mos mendo se thjeshtë sqarimi i të vërtetës konsiderohet prej ngutjes, jo!”

Ka çështje (tek sqarimi i të vërtetës) që lidhen me ngutjen:

  • Të thuash të vërtetën tek ata që nuk e kuptojnë dhe nuk e përceptojnë. Tek kjo, ne zbatojmë fjalën e Aliut radijAllahu anhu:

حدِّثوا الناسَ بما يفهمون، أتريدون أن يُكَذَّبَ اللهُ ورسولهُ ؟

“Flitini njerëzve me atë që e kuptojnë! A mos doni që të përgënjeshtrohet Allahu dhe i Dërguari i Tij?”.

  • Po ashtu, duhet të zgjedhësh kohën e përshtatshme, sepse jo çdo gjë që dihet thuhet, çdo rast ka fjalën e vet (përkatëse), çdo fjalë ka njerëzit e saj (përkatës).
  • Gjithashtu, prej këtyre çështjeve është se njeriu mund të flasë me fjalë që janë në kohë të tyre dhe tek ata që e kuptojnë, mirëpo – Allahu ju begatoftë – ai njeri nuk është kujdesur për disa çështje të dobisë; a është dobia më e madhe apo dëmi, etj.

Ka çështje (tek sqarimi i të vërtetës) – Allahu ju begatoftë –  që lidhen me ngutjen. Jo çdo gjë që dihet thuhet. Ka thënë Ebu Hurejra radijaAllahu anhu:

حفظتُ عن رسولِ الله (صلى الله عليه وسلم) جِرَابَيْنِ، جِرَابٌ بثَثْتُه وآخرُ أمسكتُه، ولو حَدَّثْتٌ به لقُطِعَ هذ البلعوم

“Kam mësuar nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem “dy enë”, njërin e kam përhapur, ndërsa tjetrin e kam mbajtur, e po të flisja [me këtë që kam mbajtur], ky fyt do të pritej”, mirëpo (Ebu Hurejra radijAllahu anhu) ka folur me këtë dije para se të ndërronte jetë, nga frika se mos bënte gjynah.

Pra – Allahu ju begatoftë – këto janë shkaqet e problemeve dhe thashethemeve. Nuk kam nevojë për faktim, sepse të gjithë i përjetojnë këto probleme dhe fitne.

Të vjen filani prej njerëzve dhe të thotë: “Duhet të ma sqarosh mua tani, a nuk është kjo prej fshehjes së vërtetës? Nuk lejohet vonimi i sqarimit në kohën e nevojës!”

[Them]: Kjo nuk është prej vonimit të sqarimit, mirëpo sqarimi duhet bërë në kohën e tij dhe tek njerëzit e tij, në mënyrë që të marrë pranim (sqarimi); Allahu i përmirsoftë të gjithë! Kur njerëzit kanë rënë në këtë ndalesë, fitnet u shtuan.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar nga thashethemet. Imam Ibën Kajimi ka një fjalë të bukur në librin “el Feuaid”, rikthehuni tek çështja e bashkimit të vëllezërve; çfarë nëse vëllezërit bashkohen mes veti, dhe ka folur për pjesët e hadithit. [Ibën Kajimi ka folur për] bashkimin në bindje (ndaj Allahut) dhe mësimet që përftohen nga kjo. Njeriu duhet të ruhet nga rënia në tilla gabime, e prej Allahut kërkojmë ndihmë!

Për këtë, Maliku radijAllahu anhu ka thënë:

إنَّ الذي يُفْتِي الناسَ في كل ما يسألونه لمجنونٌ

“Vërtetë ai që i jep fetva njerëzve për çdo gjë që e pyesin, ai është budalla”. Duhet të ruhesh – Allahu të begatoftë – dhe fetvaja ka rregullat e saja, bazat dhe normat e saja. Për këtë dijetarët kanë shkruar [librat me titull]: “Edukata e myftiut dhe pyetësit”, Allahu ju begatoftë!

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani