REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

KëshillaPendimi

Si e përgatit njeriu veten që të kthehet nga gabimi apo rrëshqitja nëse ka bërë të tilla? – Shejh Abdullah el Buhari

Pyetja: si e përgatit njeriu veten që të kthehet nga gabimi apo rrëshqitja nëse ka bërë të tillë?

Përgjigjja: fakti që njeriu e di që ka gabuar, kjo është mirësi që ia ka dhënë Allahu dhe ia ka mundësuar ta shohë, andaj le ta falenderojë Allahun për këtë mirësi që i është dhënë, po ashtu le ta falenderojë vëllaun e tij që ia ka paraqitur gabimin me edukatë dhe respekt, jo në formë hakmarrjeje dhe zbulimi, pa thënë në formë talljeje. Fakti që njeriu njihet me gabimin e tij, kjo gjë është mirësi.

Së dyti: prej suksesit të njeriut është që ta përgatisë veten që të kthehet nga gabimi, e kjo është më e mirë sesa të vazhdojë njeriu në të kotë. Andaj le të kthehet dhe të pendohet nga gabimi; në varësi të gabimit të tij. Nëse me atë gabim ka devijuar një popull, apo disa njerëz, apo ka devijuar një vëlla, pastaj i është bërë e qartë dhe është kthyer, atëherë personi në fjalë, duhet të sqarojë vëllaun që e ka devijuar për kthimin që ka bërë dhe se e vërteta është kështu, në mënyrë që të ruhet nga cilat pasoja? Të ruhet nga pasojat e devijimit të tjerëve. Njeriu e përgatit veten, duke e ditur se do të dalë përpara Allahut dhe do të pyetet, do të merret në llogari. Tani dynjaja është punë pa llogari, nesër do të ketë llogari pa punë. Andaj le ta përgatisë njeriu veten, po ashtu le të mundohet me vetveten e tij që të bëjë kthimin, e mos t’i vijë shejtani për t’i fryrë në mendje, më pas t’i vijë vetëmashtrimi, kokëfortësia, mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi. Të gjitha këto janë të pavlera dhe njeriut i shtojnë uljen dhe degradimin.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani