REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Marrja e diturisëMenhexh

Porosi rinisë që t’i përkushtohen diturisë dhe ta marrin atë nga dijetarët – Shejh Salih el Feuzan

Pyetja: shejh i nderuar! Kërkoj prej jush disa fjalë udhëzuese, vëçanërisht për rininë, rreth përhapjes së menhexhit tekfiri, grupacioneve dhe xhemateve të devijuara si xhemati i Ikhuanëve dhe Tabligëve.

Përgjigjja: e porosisim rininë që t’i drejtohen kërkimit të dijes dhe marrjen e dijes nga ulematë, poftë në tubimet e dijes, në shkolla, institute dhe fakultete. I porosis që t’i drejtohen kërkimit të dijes dhe ta marrin atë nga ulematë. Mos të mjaftohen me atë që mund të mësojnë vetë apo nga shtinjakët e dijes, e mos të merren me thashetheme sepse këto nuk janë prej virtytetve të nxënësit të dijes.

I porosis që t’i drejtohen kërkimit të diturisë, e kur ata të mësojnë do të kenë njohuri, kur rinia të mësojë diturinë e saktë, atëherë do ta njohin të vërtetën, të drejtën, do të njohin çështjet të cilat e nxjerrin njeriun nga Islami dhe cilat jo. Këto çështje njihen vetëm përmes diturisë së saktë e cila merret përmes dijetarëve, nga librat burimorë, nga librat e Ehli Sunetit. Po!

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani