O dashamirë! Ai që kapet për Sunet me sinqeritet dhe përkushtim, me lejen e Allahut është ruajtur dhe siguruar prej devijimit, prej humbjes, prej rënies në përçarje dhe nga kjo ndarje dhe përçarje e qortuar.
Sepse kjo përçarje, kjo shkëputje nga pjesëtarët e të vërtetës dhe shkaktimi i kësaj përçarjeje mes Ehli Sunetit, janë prej shenjave më të mëdha të pasuesve të ëndjeve (bidatçive) dhe janë prej shenjave të para të bidatçive; Allahu na dhëntë mirëqenie dhe shëndet!
Ky që bie në përçarje dhe ndasi, nuk e ka zbatuar fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kapuni për Sunetin tim!”
Ajo që vërehet sot nga ana e disave të cilët i përkatësohen dhe e pretendojnë Sunetit, ata e shqyejnë dhe përçajnë lidhjen e Ehli Sunetit në lindje dhe perëndim; këtu dhe atje.
Ky ka rënë dhe është përngjasuar me pasuesit e ëndjeve, të cilët kanë rënë në tillë përçarje dhe në këtë ndasi të madhe – Allahu na dhëntë mirëqenie dhe shëndet –, po ashtu ka rënë në shpikjen e parimeve të prishura, të rregullave të kota, ka rënë në lidhjen e miqësimit dhe armiqësimit për fjalët e prishura të cilat e kundërshtojnë Sunetin. Allahu na ruajtë prej ëndjeve dhe pjesëtarëve të tyre.
Merrni – o dashamirët e mi – këshillat e imamëve të së vërtetës, mos iu ndani fjalëve të imamëve besnikë, pasi këto argumente janë të qarta. Kapja për Sunet është shpëtim dhe Suneti është sikur anije; kush hipën në të, shpëton, ndërsa kush e lë atë, shkatërrohet; Allahu na ruajtë!
I mbrojtur je kur nuk i ndahesh kapjes për Kuran dhe Sunet sipas menhexhit të Selefëve të devotshëm, radijAllahu anhum ue erdahum, kur nuk i ndahesh dijetarëve; në këtë gjë është mirësia dhe padyshim shpëtimi i vërtetë.
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani