REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Besime të gabuara

Shenja e sexhdes në ballë – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja: a është përcjellë se shenja që shkaktohet nga sexhdja në ballë është prej shenjave të njerëzve të devotshëm?

Përgjigjja: kjo nuk është prej shenjave të njerëzve të devotshëm, mirëpo shenjë është drita që ka fytyra, gjerësia e kraharorit, morali i mirë dhe të ngjashme. Sa i përket shenjës në fytyrë të shkaktuar nga sexhdja, ndoshta ajo shfaqet tek personat që falin vetëm farzet, e kjo për shkak të lëkurës së hollë që kanë apo për ndjeshmërinë që kanë, e ndoshta nuk shfaqet tek ata që falen që falen shumë dhe e zgjasin sexhden.

 

Burimi: Fetaua islamije 4/474.

Përktheu: Besmir Cacani