REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhNamazi

Çfarë gjykimi ka dhënia e selamit kur imami është duke mbajtur hytben e ditës së xhuma? – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja: çfarë gjykimi ka dhënia e selamit kur imami është duke mbajtur hytben e ditës së xhuma?

Përgjigjja: njeriut që hyn në xhami në ditën e xhuma dhe imami është duke mbajtur hytben, nuk i lejohet të japë selam, po ashtu është e ndaluar edhe kthimi (i selamit), kjo sepse konsiderohet si fjalë, e në këtë rast nuk duhet kthyer përgjigje të folurës së tij.

Rregulli është se: kushdo që jep selam në një gjendje që nuk është për të dhënë selam, atëherë atij nuk duhet t’i kthehet përgjigje.

 

Burimi: Lika’ elbabul meftuh 56.

Përktheu: Idriz Manushi