REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhNamazi

Gjykimi kur gjen papastëri në rrobë apo trup pasi ke përfunduar namazin – Komisioni i Përheshëm për Kërkime Akademike dhe Fetva

Pyetja: nëse muslimani shikon papastërti në rrobën apo trupin e tij pasi ka përfunduar namazin, a duhet të përsërisë namazin apo jo?

Përgjigjja: nëse e shikon pas përfundimit të namazit, ose e ka harruar dhe i kujtohet vetëm pas përfundimit të namazit, atëherë nuk e përsërit atë; sepse është vërtetuar se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka qenë duke u falur dhe, Xhibrili alejhis-selam e ka lajmëruar se në këpucët e tij kishte papastëri. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i hoqi këpucët dhe vazhdoi namazin.

Prej Allahut vjen suksesi, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.

 

Kryetar: AbdulAziz ibën Abdullah ibën Baz

Anëtar: Abdullah el Gudejan

Anëtar: Abdullah ibën Ku’ud

 

Burimi: Fetaua el-lexhneti ed-deimeh vëllimi 6, faqe 205-206. Ose fetvaja nr. 8314.

Përktheu: Besmir Cacani