REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AgjërimiFikh

A i bën dobi agjërimi vullnetar personit që është ushqyer me qëllim? – Shejh Muhamed Nasirudin el Albani

Pyetësi: a i bën dobi agjërimi vullnetar personit që është ushqyer me qëllim, në një kohë kur nuk ka argument për kompesimin e agjërimit të prishur me qëllim?

Përgjigjja: ska dyshim se ky agjërim (vullnetar) i bën dobi, si rasti i atij që ka lënë shumë prej namazeve farz dhe i bën dobi zëvendësimi i atyre që ka lënë me namaze vullnetare. Gjithashtu dhe personi që është ushqyer (me qëllim) në Ramazan një ditë apo më shumë, ky nuk munde t’i kompesojë, madje është gjynahqar i madh, derisa të pendohet tek All-llahu azze ue xhel-le me një pendim të sinqertë. Këto vepra të mira që i kanë ikur për shkak të ushqyerjes, mund t’i zëvendësojë duke shtuar (agjërimin) vullnetar, në mënyrë që të zëvendësojë diçka nga ajo që i ka ikur. Po!

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani