REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AgjërimiFikh

Agjërimi i gjymtyrëve nga gjërat që i ka ndaluar Allahu – Shejh AbdulAziz Ali Shejh

Pyetja: çfarë është për qëllim me fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush nuk e braktis fjalën e keqe, të vepruarit me të dhe injorancën, atëherë Allahu nuk ka nëvojë që ai ta braktisë ushqimin dhe pijen e tij” dhe ç’është për qëllim me fjalën e keqe?

Përgjigjja: “Kush nuk e braktis fjalën e keqe dhe të vepruarit me të, atëherë Allahu nuk ka nëvojë që ai ta braktisë ushqimin dhe pijen e tij.”

Hadithi do të thotë se kush nuk distancohet nga fjala e keqe dhe të vepruarit me të, atëherë Allahu xhel-le ue ala’ nuk ka nevojë që ai të agjërojë. Pra, kjo do të thotë se agjërimi nuk ka ardhur me qëllim braktisjen e ushqimit dhe pijes, mirëpo ka ardhur me qëllim braktisjen e fjalës dhe dëshmisë së keqe.

“Kush nuk e braktis fjalën e keqe, të vepruarit me të.” Fjalë të këqia janë: fjalët e kota prej përgojimeve, bartjes së fjalëve, ndërsa vepra të këqija janë të gjitha gjynahet. “Kush nuk e braktis fjalën e keqe, të vepruarit me të dhe injorancën”, që janë gjynahet dhe largimi nga bindja e Allahut, atëherë Allahu nuk ka nevojë që ti të braktisësh ushqimin dhe pijen tënde, pasi nuk ka dobi nëse kjo braktisje e ushqimit dhe e pijes nuk kanë ndikim tek sjellja yte, andaj nuk ka mirësi në të.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani