REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Besime të gabuaraFestat e shpikura

Dhuratat për festën e mësuesit – Shejh AbdulAziz ibën Baz

Pyetja: çdo vit më sjellin dhurata disa nxënëse për festën e mësuesit, dhe realisht unë nuk e di gjykimin e kësaj, andaj shpresoj të më jepni dobi, Allahu ju begatoftë.

Përgjigja: nuk ka bazë, festa e mësusesit nuk ka bazë. Njerëzit kanë vetëm festat e njohura; festa e Fitër Bajramit, Kurban Bajramin, ditët e Minasë janë ditë feste, dita e Arafatit është ditë feste dhe tubimi për muslimanët. Sa i përket festës së mësuesit, apo ditëlindjes së fëmijës çdo vit, kjo është diçka e pabazë. Nuk ka festa, as ditëlindje dhe asgjë tjetër. Festat fetare janë të njohura: festa e Fitër Bajramit, Kurban Bajrami, ditët e Teshrikut [dmth 3 ditët pas Kurban Bajramit], dita e Arafatit kur bëhet haxhi në të cilin tubohen njerëzit. Fjala festë (‘ijd) do të thotë “diçka që kthehet dhe përsëritet çdo muaj, apo orë, apo javë apo çdo vit”. Muslimanët kanë festa të njohura: festa e Fitër Bajramit, Kurban Bajrami, ditët e Teshrikut bashkë me punët që bëhen në të, dita e Arafatit sepse është ditë që njerëzit tubohen në haxh; këto janë festat e muslimanëve.

Caktimi i festave të tjera veç këtyre, për ditëlindjen e djalit, apo festë për mësuesin dhe mësuesen, këto nuk kanë bazë dhe konsiderohen prej bidateve.

Spikeri: atëherë dhuratat që dhurohen me rastin e festës së mësuesit?

Shejhu: nuk i pranon, mirëpo i thua atyre: kjo nuk është e saktë dhe nuk duhet bërë festë mësuesit.

Spikeri: atëherë dhuratat në këtë rast janë sikur rryshfeti?

Shejhu: nuk është e saktë, sepse po kremtohet dhe miratohet një festë e keqe.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani