REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Festat e shpikura

Gjykimi i festës së nënës – Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin

Pyetja: cili është gjykimi i festimit të ashtu quajturës “festa e nënës”?

Përgjigjja: të gjitha festat që kundërshtojnë festat Sheriatike, të gjitha ato janë festa të shpikura (bidate), të cilat nuk kanë qenë të njohura në kohën e Selefëve të devotshëm, e ndoshta burimin e kanë nga jomuslimanët. Bashkë me qenien bidat bashkohet edhe përngjasimi me armiqtë e Allahut subhanehu ue teala. Festat Sheriatike janë të njohura për muslimanët, ato janë Fitër Bajrami, Kurban Bajrami dhe bajrami javor (dita e Xhuma). Në Islam nuk ka të tjera festa veç këtyre trejave. Të gjitha festat që janë shpikur veç këtyre, i refuzohen shpikësve të tyre dhe janë të kota në fenë e Allahut subhanehu ue teala, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد

“Kush shpikën në fenë tonë çfarë nuk është prej saj, atëherë ajo është e refuzuar.” D.m.th. është e refuzuar dhe nuk pranohet tek Allahu. Në një transmetim tjetër:

من عمل عملاً ليس عليه أمرنا فهو رد

“Kush vepron një vepër që nuk është në pajtim me fenë tonë, atëherë ajo është e refuzuar.” Nëse kjo është bërë e qartë, atëherë festa e përmendur në pyetje që quhet “festa e nënës” nuk lejohet dhe nuk lejohet të manifestohen simbolet e festës, sikur gëzimi, hareja, bërja e dhuratave apo të ngjashme.

Muslimani duhet të krenohet me fenë e tij dhe të mjaftohet me atë që ka përcaktuar Allahu i Lartësuar për robërit e Tij, pa shtuar dhe pa mangësuar gjë prej saj.

Gjithashtu muslimani nuk duhet të jetë i lëkundur e të dëgjojë çdo njeri, përkundrazi, ai duhet të formojë personalitetin e tij në bazë të Sheriatit të Allahut të Lartësuar, në mënyrë që të jetë i pasuar dhe jo pasues, në mënyrë që të jetë shembull për t’u ndjekur dhe jo ndjekës; sepse Sheriati i Allahut – lavdi Allahut – është i plotë në të gjitha aspektet, siç ka thënë i Lartësuari:

اليوم أكملت لكم دينكم وأتممت عليكم نعمتي ورضيت لكم الإسلام ديناً

“Sot përsosa për ju fenë tuaj, përmbusha mbi ju mirësinë Time dhe zgjodha për ju Islamin fe.” [el Maideh: 3].

Nëna ka më shumë të drejta sesa t’i caktohet një ditë në vit, përkundrazi, fëmijët kanë obligime ndaj nënës që duhet t’i bëjnë, si kujdesja ndaj saj, dëgjimi i saj në çdo kohë dhe çdo në vend, përveç nëse kundërshtohet Allahu azze ue xhel-le.

 

Burimi: Mexhmu’u fetaua vll.2 fq. 301-302

Përktheu: Besmir Cacani