REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Familja

Përfitimi nga pushimet verore – Shejh Abdulaziz ibn Baz

Me emrin e Allahut, të Plotmëshirëshmit, Mëshiruesit.

Lavdia i takon Allahut, Zotit të botëve, përfundimi i mirë i takon të devotshmëmve, lëvdata dhe shpëtimi qofshin për robin, të Dërguarin, të dashurin dhe besnikun e shpalljes së Tij, Pejgamberin, imamin dhe zotërinë tonë, Muhamed ibn Abdullah dhe gjithashtu për familjen, shokët e kush ndjek rrugën dhe pason udhëzimin e tij deri në Ditën e Llogarisë.

Në vijim:

Vëllezër muslimanë! Allahu i Madhëruar e i Lartësuar thotë në Librin e Tij madhështor:

وَلِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَلَقَدْ وَصَّيْنَا الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلِكُمْ وَإِيَّاكُمْ أَنِ اتَّقُوا اللَّهَ

“Vetëm e Allahut është ç’ka në qiej e ç’ka në Tokë. S’ka dyshim se Ne i patëm porositur ata që iu pat dhënë libri para jush e edhe juve, që të keni frikë Allahun.”[1]

Thotë i Lartësuari:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاءً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا

“O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj (adhurojeni Atë të vetëm e pa ortakëri) që ju ka krijuar prej një veteje (Ademit) dhe nga ai krijoi palën (shoqen) e prej atyre dyve shumoi shumë burra e gra. Kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni dhe ruajeni farefisin (të drejtat e tyre), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju.”[2]

Thotë i Lartësuari:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ إِنَّ زَلْزَلَةَ السَّاعَةِ شَيْءٌ عَظِيمٌ

Thotë i Lartësuari:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ وَاخْشَوْا يَوْمًا لَا يَجْزِي وَالِدٌ عَنْ وَلَدِهِ وَلَا مَوْلُودٌ هُوَ جَازٍ عَنْ وَالِدِهِ شَيْئًا إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُمْ بِاللَّهِ الْغَرُورُ

“O ju njerëz! Kini frikë ndaj Zotit tuaj (duke zbatuar urdhëresat e duke i lënë ndalesat) dhe frikësojuni ditës kur prindi nuk mund t’i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t’i bëjë dobi asgjë prindit të vet. Premtimi i Allahut është i sigurt, pra të mos ju mashtrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë ndaj Allahut mashtruesi (shejtani).”[3]

Çdo musliman dhe muslimane e ka për detyrë t’i frikësohet Allahut dhe të drejtohet në fenë e Tij. Gjithë individët e dy llojeve (njerëz dhe xhinë) janë krijuar për ta adhuruar Allahun, ashtu siç thotë Allahu i Patëmetë:

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ

“Nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër gjë, pos të më adhurojnë.”[4]

Janë urdhëruar me këtë adhurim, ashtu siç thotë i Lartësuari:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَبَّكُمُ

“O ju njerëz! Adhuroni Zotin tuaj!”[5]

وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ

“Nuk u urdhëruan për tjetër (në të gjitha shpalljet), veçse të adhurojnë Allahun me sinqeritet në fe, larg devijimeve (të cilat e kundërshtojnë Teuhidin).”[6]

Këtë adhurim e kemi detyrë ta mësojmë dhe ta kuptojmë që pastaj ta zbatojmë, ashtu si e urdhëron Allahu, e s’ka asnjë rrugë tjetër, përveçse duke u kujdesur për Librin e Allahut, për Kuranin, kuptimin dhe përfitimin prej tij. Po ashtu me Sunetin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem; të kujdesemi, të memorizojmë ç’të mundemi prej tij, ta dëgjojmë atë prej dijetarëve dhe të përfitojmë nga ajo që i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka sqaruar në lidhje me detajet e devotshmërisë dhe adhurimit për të cilin jemi krijuar.

Çdo i përgjegjshëm e ka detyrë të kuptojë fenë e të njohë adhurimin për të cilin është krijuar, që është Teuhidi i Allahut, Ihlasi për Të dhe veçimi i Tij me adhurim, me besim tek Ai dhe tek i Dërguari i Tij alejhs-salatu ue selam, besimi në çdo gjë që Allahu ka lajmëruar dhe po ashtu (që ka lajmëruar) i Dërguari i Tij nga ato që kanë ndodhur e do ndodhin prej çështjeve të Dynjasë, krijimit të qiejve, Tokës, Ademit, të Dërguarve, çfarë u ndodhi atyre dhe popujve të tyre.. etj. Çfarë do të ndodhë në kohën e fundit prej ndryshimeve, shenjave të kohës së fundit, çfarë do të ndodhë pas tyre si Kiameti, ringjallja e njerëzve dhe tubimi i tyre përpara Allahut, gjykimi i tyre dhe pastaj ndarja në dy grupe; një në Xhenet e një në Zjarr.

E kemi detyrë preokupimin me këtë çështje dhe përgatitjen për aq sa jeton njeriu dhe është në periudhën e punës. Tek ajo shkohet vetëm duke u preokupuar me librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Prej tyre do të njohësh ligjet e Allahut, rrugën e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe do të njohësh të vërtetën e të kotën.

Çdo musliman e ka obligim të kuptojë fenë dhe të njohë detyrat e tij. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë:

“Kujt ia do Allahu të mirën, ia mundëson ta kuptojë fenë.”

Tek kjo bën pjesë meditimi i Kuranit gjatë leximit, leximi i shpeshtë me meditim e thellim, preokupimi me Sunetin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, memorizimi i asaj që ka mundësi dhe prezantimi në mësimet e diturisë. Të gjitha këto i bëjnë dobi besimtarit e besimtares. Gjithashtu këshillojmë dëgjimin e programit “Nur ala Derb” për shkak të dobisë së madhe. Unë këshilloj dëgjimin dhe përfitimin prej tij dhe prej radios së Kuranit e ç’ka ka ajo prej dobive të mëdha dhe ligjëratave të vlefshme. Këshilla ime është për atë dhe këtë. Po ashtu e këshilloj çdo individ të përgjegjshëm që të jetë i pareshtur në mësimin e fesë, ta shtojë diturinë dhe të luftojë për të me veten e tij dhe të pyesë dijetarët për çdo problem që i del, me anë të shkrimit, telefonit apo drejtpërdrejtë. Të gjitha këto janë prej kuptimit dhe mësimit të fesë. Allahu thotë:

فَاسْأَلُوا أَهْلَ الذِّكْرِ إِنْ كُنْتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

“Pyesni dijetarët, nëse ju nuk dini.”[7]

Gjej rast të këshilloj gjithë vëllezërit e bijtë e mi, prej nxënësve të dijes e gjithë vëllezërit e mi muslimanë, që të ruhen nga udhëtimi në vendet e kufrit në këto pushime –pushimet verore – për shkak të rrezikut të madh që i kanoset moralit dhe Akides gjatë udhëtimit në vendet e kufrit (mohimit). Këshilloj që të gjithë të kenë kujdes nga udhëtimi jashtë. Të angazhohen në vendet e tyre me mësimin e fesë, preokupimin me Kuranin, leximin e tij të shpeshtë duke medituar në kuptimet e tij, angazhimi me librat bazë të tyre, memorizimin e studimin e tyre, t’i japin rëndësi bibliotekave që kanë, duke lexuar, studiuar e mësuar, ashtu siç i këshilloj në prezantimin e mbledhimeve të diturisë tek dijetarët dhe përfitimin prej tyre, të pyesin për ç’ka kanë problem dhe të përkujtojnë njëri-tjetrin ato gjëra që nuk i dinë, derisa t’i sqarohen çështjet e të bëhet të qarta synimet.

Në këtë mënyrë, nxënësit e dijes dhe gjithë muslimanët duhet të kujdesen për gjërat që i bëjnë dobi dhe të ruhen nga ç’ka iu bën dëm. S’ka dyshim që studimi i fesë është prej shkaqeve të mëdha në arritjen e dijes, dobisë dhe shpëtimit në Dynja dhe Ahiret. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë:

“Kujt ia do Allahu të mirën, ia mundëson ta kuptojë fenë.”

Sepse çdo individ i ngarkuar me përgjegjësi është i krijuar për adhurim, ashtu siç subhanehu thotë:

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ

“Nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër gjë, pos të më adhurojnë.”[8]

E ky adhurim bëhet i njohur vetëm pas mësimit të fesë, nuk ka rrugë për ta njohur atë pa kërkuar, mësuar dhe pa studiuar Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, pa pyetur dijetarët për problematikat që i dalin deri në vdekje. Çdo i përgjegjshëm nuk duhet të reshtë në mësim e studim të fesë, dhe të punojë me të deri në vdekje, ashtu siç thotë Allahu i Patëmetë:

إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلَائِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنْتُمْ تُوعَدُونَ ۝ نَحْنُ أَوْلِيَاؤُكُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَشْتَهِي أَنْفُسُكُمْ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ ۝ نُزُلًا مِنْ غَفُورٍ رَحِيمٍ

“E s’ka dyshim se ata që thanë Zoti ynë është Allahu pastaj i qëndruan kësaj (me fjalë e me punë), atyre u zbresin melaiket që u thonë: “Mos u frikësoni (për të ardhmen) e mos u brengosni (për të shkuarën), por përgëzohuni me Xhenetin i cili ju premtohej. Ne ishim miqtë tuaj në jetën e Dynjasë e në Ahiret gjithashtu, që për ju ka ç’të dëshironi dhe ç’të kërkoni janë tuajat. Pritje e nderuar prej Mëkatfalësit dhe Atij që është Mëshirues i madh.”[9]

Allahu i Patëmetë i ka lavdëruar besimtarët për qëndresën e tyre tek e vërteta dhe palëkundshmërinë e tyre, ashtu siç thotë i Lartësuari:

إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ

“E s’ka dyshim se ata që thanë Zoti ynë është Allahu.”[10]

Pra, ka prej besimtarëve që thanë: “Zoti ynë është Allahu”, pra i Adhuruari, Krijuesi dhe Furnizuesi ynë është vetëm Allahu, Ai është i adhuruari me të drejtë. E thanë këtë me gjuhë dhe e vërtetuan në zemra me besim, pastërti dhe sinqeritet, pastaj u bënë të qëndrueshëm në bindje të Allahut e të Dërguarit të Tij, pra folën dhe punuan, ashtu siç i thotë Allahu Pejgamberit të Tij:

فَاسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ

“Bëhu i qëndrueshëm (o Muhamed dhe kush të pason ty) ashtu siç je urdhëruar.”[11]

فَلِذَلِكَ فَادْعُ وَاسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ

“E për këtë (rrugë të drejtë) fto dhe bëhu i qëndrueshëm siç të është urdhëruar.”[12]

Pra, qëndresa është e domosdoshme.

Në ajetin tjetër, thotë i Madhëruari dhe i Lartësuari:

إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ ۝ أُولَئِكَ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ خَالِدِينَ فِيهَا جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Ata që thanë Zoti ynë është Allahu, pastaj i qëndruan kësaj (në jetën e tyre), për ta nuk do të ketë frikë e as që do brengosen. Ata janë banorët e Xhenetit përgjithmonë, kjo si shpërblim për atë që punuan.”[13]

Ju porosis o vëllezër, bijtë e mij e po ashtu edhe veten time me devotshmëri ndaj Allahut dhe qëndresë tek e vërteta. Besimtari dhe besimtarja e pranojnë të vërtetën, e shprehin, e besojnë dhe e vërtetojnë atë me punë. Çdo besimtari i takon të mësojë fenë, të punojë dhe të njohë të vërtetën, po ashtu të dijë se Allahu është Zoti dhe i Adhuruari i tij i vërtetë; Atij me të drejtë i takon adhurimi, Ai është Krijuesi, Furnizuesi i gjithë krijesave, Ai është i Ploti pa mangësi në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij, Ai nuk ka ortak dhe as që ka të ngjashëm subhanehu ue teala.

O rob e robinë të Allahut! E ke në ngarkim besimin e sinqertë, që të dyve ju takon të besoni Allahun sinqerisht në çdo gjë që Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë lajmëruar në Librin famëlartë dhe në Sunetin e të Dërguarit besnik alejhis-salatu ues-selam. Duhet të besoni Allahun që është Një i Vetëm, Ai është Zoti që meriton adhurimin, Ai është Zoti e Krijuesi ynë, Ai është i Adhuruari ynë i Vërtetë, e kemi obligim ta veçojmë me adhurim, me lutje, me frikë, me shpresë, me mbështetje, me kurban, me zotim, me namaz, me agjërim etj. Adhurimi është e drejta që i takon Atij dhe kush ia dedikon diçka prej adhurimit të vdekurve, kërkon ndihmë prej tyre në vështirësi apo betohet për ta ose për statujat, yjet, pemët apo gurët, ai e ka mohuar Allahun dhe ka hyrë në fenë e idhujtarëve të hershëm. Detyra jonë është të ruhemi nga kjo dhe të veçojmë me adhurim vetëm Allahun e askënd tjetër, të ndihmohemi dhe ta këshillojmë njëri-tjetrin për këtë, ashtu siç thotë i Lartësuari:

وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَى

“Ndihmohuni mes veti në bamirësi dhe devotshmëri.”[14]

I Lartësuari thotë:

وَالْعَصْرِ ۝  إِنَّ الْإِنْسَانَ لَفِي خُسْرٍ ۝ * إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ

“Betohem për kohën.[15] S’ka dyshim se njeriu është në humbje të sigurt. Përveç atyre që besuan, punuan vepra të mira, këshilluan për të vërtetën dhe këshilluan për durim.”[16]

Udhëtimi në vendet e idhujtarëve është pa mëdyshje shkaktar i shfaqjes së shumë ligësive, përveç kë e ruan Allahu dhe e mëshiron. Gjithashtu nuk ka dyshim se përzierja me njerëzit e shirkut në çdo vend dhe me njerëzit e shkujdesur e të larguar nga Allahu, është prej shkaqeve më të mëdha të ngurtësimit të zemrave dhe devijimit të tyre nga udhëzimi. Andaj, porosis me ngulm për qëndresë tek urdhërat e Allahut, moslëkundje nga e vërteta, të shoqëroheni me njerëzit e mirë e të përfitoni prej tyre, të keni kujdes prej shoqërimit me të këqinjtë dhe të ruheni prej udhëtimit në vendet e ligësisë. Bëhu i qëndrueshëm tek e vërteta në vendin tënd dhe në vendet ku ka mirësi, përfitim, ruajtje dhe të ardhme të lavdërueshme për ty.

Ruhu gjithmonë e përherë nga shkaqet e së keqes, trazirave dhe devijimit, sepse për këtë je urdhëruar. Je urdhëruar t’i frikësohesh Allahut e t’i ruhesh shkaqeve të fitneve, thotë Allahu xhel-le ue ala:

وَاتَّقُوا فِتْنَةً لَا تُصِيبَنَّ الَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْكُمْ خَاصَّةً

“Ruajuni fitnes (dënimit) që nuk i godet vetëm zullumqarët tuaj (nëse shfaqet e padrejta e nuk punohet për ta ndryshuar).”[17]

Allahu i Madhërueshëm thotë në shumë vende në Librin e Tij Famëlartë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ

“O ju që besuat! Frikësojuni Allahut!”[18]

Ata janë besimtarë dhe i urdhëron me devotshmëri, pra bëhuni të devotshëm, qëndroni të palëkundur në të dhe ruajeni derisa të vijë vdekja, e për këtë është fjala e Tij subhanehu:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ

“O ju që besuat! Frikësojuni Allahut me devotshmëri të vërtetë e mos vdisni ndryshe veçse muslimanë!”[19]

I thotë Pejgamberit të Tij sal-Allahu alejhi ue sel-lem:

وَاعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّى يَأْتِيَكَ الْيَقِينُ

“Adhuroje Zotin tënd deri kur të vijë e vërteta (vdekja)!”[20]

Ky ishte i Dërguari i Allahut alejhis-salatu ues-selam që është më i miri i krijesave, Allahu e urdhëron të qëndrojë në adhurim deri në vdekje. Çdo individ prej nesh e ka detyrë të jetë i qëndrueshëm, të luftojë veten, të mos lëkundet nga e vërteta dhe të mësojë fenë derisa të njohë të drejtën dhe ta përqafojë , derisa të njohë të kotën dhe t’i largohet.

Allahut i lutemi me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta, të na japë sukses ne dhe të gjithë juve në ato gjëra që Ai është i kënaqur, të na i përmirësojë ne dhe juve zemrat dhe punët, të na ruajë nga trazirat në fe, të përmirësojë prijësat tanë, t’i japë sukses atyre në çdo mirësi, ashtu siç e lus Atë subhanehu të përmirësojë gjithë muslimanët kudo që ndodhen, t’i ruajë ata prej trazirave në fe, t’i vendosë në udhëheqje më të mirët e tyre, të përmirësojë drejtuesit e tyre, të na ruajë ne dhe gjithë muslimanët prej fitneve çorientuese dhe shkaqeve të ndëshkimit, të ndihmojë fenë e të lartësojë fjalën e Tij, të ndihmojë atë që ndihmon fenë dhe të poshtërojë atë që lufton fenë, të na ruajë ne, ju dhe gjithë muslimanët prej të këqijave të veteve dhe të punëve tona.

Atij i takon lutja e Ai është i Fuqishëm t’i përgjigjet. Allahu e lavdëroftë ,e shpëtoftë dhe e begatoftë robin dhe të Dërguarin e Tij, Pejgamberin tonë Muhamed, familjen, shokët dhe pasuesit e tij me mirësi.

 

Burimi

Përktheu: Jusuf Kapidani

________________________

[1] En Nisa 131.

[2] En Nisa 1.

[3] Lukman 33.

[4] Dhariat 56.

[5] Bekare 21.

[6] El Bejineh 5.

[7] En Nahl 43.

[8] Dhariat 56.

[9] Fusilet 30-32.

[10] Fusilet 30.

[11] Hud 112.

[12] Esh-Shura 15.

[13] El Ahkaf 13-14.

[14] El Maideh 2.

[15] Allahu betohet në cilëndo prej krijesave të Tij, kurse robi betohet vetëm në Allahun. (shp)

[16] El Asr 1-3.

[17] El Enfal 25.

[18] El Bakare 278.

[19] Al Imran 102.

[20] El Hixhr 99.