Bidatçitë dhe njerëzit e devijuar e akuzojnë Ehli Sunetin me irxha’, me texhsijm,[1] me injorancë dhe me shumë akuza. Bidatçitë nuk heshtin së foluri kundër Ehli Sunetit, përkundrazi ata i akuzojnë, siç bëjnë havarixhët e rinjt ‘hadaditë’. Madje, tani ata janë prej njerëzve që më shumë e akuzojnë Ehli Sunetin dhe më shumë e luftojnë Ehli Sunetin; sepse sipas tyre, dijetarët e Mekës, Medines, Jemenit dhe gjithë botës Islame sot janë murrxhi dhe bidatçi. Ata pranojnë vetëm njërin nga dijetarët – përafërsisht – e ai është vetëm shejh Salih el Feuzan; e bëjnë që të akuzojnë Ehli Sunetin duke u fshehur pas shejhut.
Pasha Allahun, ata kundër shejh Feuzanit kanë nisur t’i hedhin akuzat.
Pasha Zotin e qiellit! Unë besoj se ata e urrejnë dhe e nënçmojnë shejh Feuzanin!
Shënim:
[1] D.m.th. me antropomorfizëm, pra e akuzojnë Ehli Sunetin se e përshkruajnë Allahun të ketë trup. (shp)
Burimi: Mexhmu’u kutub ue raseil ue fetaua el al-llameh el muhaddith Rabia el Medkhali 181-182/2.
Përktheu: Besmir Cacani