Pyetje: dëgjuesi, Ahmed el-Babtejn, nga Damami, ka sjellë pyetjen e tij të parë në redaksinë e programit: çfarë këshille më jepni në lidhje me mënyrën e sjelljes me bidaçitë të cilët i shohim, flasim me ta dhe afërsisht çdo ditë na lidh puna?
Përgjigjja: detyra jonë është bojkoti, për shkak të bidatit të tyre, nëse atë bidat e shfaqin haptazi. Pra, detyrë është bojkoti, pas këshillës dhe orientimit të duhur. Kjo, sepse muslimani e këshillon vëllanë e tij dhe e paralajmëron nga çka ka bërë Allahu haram, prej bidateve e gjynaheve të qarta. Nëse pendohet, mirë, e nëse jo, meriton bojkot dhe nuk ka bashkëpunim me të derisa të pendohet dhe të ndjejë keqardhje. Ndoshta i kthehet të vërtetës.
Përveçse, nëse bojkoti sjell si pasojë gjëra të padëshirueshme. Në këtë situatë heq dorë, nëse lënia e bojkotit është më e mirë në fe, me më shumë të mira dhe më afër suksesit. Pra, në këtë rast nuk e braktis por vazhdon me këshillë e paralajmërim prej të kotës e të pavërtetës, me shpresë që Allahu t’a udhëzojë.
Besimtari është sikurse mjeku, nëse ilaçin e sheh të dobishëm e përdor. Nëse e sheh që nuk bën dobi, e lë. Bojkoti është njëlloj ilaçi, nëse ndikon për mirë dhe bën efekt, bën bojkot, si kurë. Ndoshta pendohet e kthehet nga gabimi në momentin kur sheh vëllezërit e tij t’a braktisin.
Nëse braktisja shkakton më shumë të këqija, shton të ligjtë e i ndihmon ata, atëherë nuk bojkoton por vazhdon këshillën e orientimin duke shfaqur dukshëm urrejtjen për të tilla punë e të mos japi të kuptojë dakortësinë në të kotë e të pavërtetë, por vazhdon këshillimin dhe përkujtimin.
Burimi
Përktheu: Jusuf Kapidani