REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Familja

Kur fëmijët janë të mirë, a janë mirësi? Ndërsa kur janë të prishur, a janë ndëshkim? – Shejh Salih el Feuzan

Pyetja: kur fëmijët janë të mirë, a janë mirësi? Ndërsa kur janë të prishur, a janë ndëshkim?

Përgjigjja: ska dyshim se fëmijët kur janë të mirë janë mirësi, mirëpo devotshmëria e tyre ka shkaqe, që është edukimi, d.m.th. edukimi i tyre nga ana e babasë, sikurse ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

مُرُوا أَوْلادَكُم بِالصَّلاةِ لسَبْعٍ، وَاضْرِبُوهُم عليها لعَشْرٍ، وفَرِّقُوا بَينهم في المضاجَع

“Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz në moshën shtatë vjeçare, rrihini ata për namaz në moshën dhjetë vjeçare dhe, ndani mes tyre në krevat.”

Devotshmëria nuk vjen vetvetiu, patjetër duhet një shkak, e ai është edukimi; sepse edukimi i keq i devijon fëmijët nga natyrshmëria e pastër:

كُلُّ مَوْلُودٍ يُولَدُ على الفِطْرَةِ، فأَبَوَاهُ يُهَوِّدَانِهِ أو يُنَصِّرانِهِ أو يُمَجِّسانِهِ

“Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e tij, mirëpo prindërit e tij e bëjnë çifut, të krishter apo adhurues të zjarrit (mexhusi).” Edukimi i babasë ka një rol të madh në devotshmëri dhe prishje. Ai është përgjegjësi i tyre përpara Allahut subhanehu ue teala.

 

Burimi:

Përktheu: Besmir Cacani